Friday, March 29, 2024
Kulturë

Promovohet romani i Buxhovit “Jeniçeri i Fundit”

JUSUF BUXHOVI jeniqeriNë Gjakovë  të shtunen u bë  promovimi i romanit  më të ri të autorit të njohur kosovar Jusuf Buxhovi, i titulluar “Jeniçeri i Fundit”. Në këtë bashkëbisedim të autorit me miq e intelektualë, u trajtua brendia e këtij libri që në fokus ka fundin tragjik të jeniçerëve në vitin 1826, e me këtë edhe fundin e rënies së bektashinjve.

Buxhovi  tha se kete promovim  ua kushtoi dy shkrimtarëve të njohur Teki Dërvishit dhe Ali Podrimjes, krijimtaria letrareve e të cilëve arrin kulmet e letërsisë shqipe. Autori, po ashtu, në mënyrë të veçantë, nderoi edhe këngëtarin Ismet Peja, të cilin e quajti “bilbil të Çabratit”, zëri i të cilit i dha ngjyrime të veçanta muzikës sonë popullore.

Pasi që shpjegoi motivet që e kanë shtyrë të shfrytëzojë një fakt historik, siç ishte ai i fundi tragjik të rendit të jeniçerëve e bashkë me të edhe të Bektashinjve –  si inspirues kryesor të këtij formacioni të njohur ushtarak, Buxhovi tha se me anën e imagjinatës artistike është përpjekur të  futet dhe të ndriçojë sado pak dilemën pse shqiptarët ishin të suksesshëm në këtë rend ushtarak, dhe po ashtu të gjejë lidhjet shpirtërore të një pjese të mirë të shqiptarëve me rendin Bektashi.

Krahas kësaj, në këtë promovim, Buxhovi pjesën më të madhe ia kushtoi raporteve të shqiptarëve me Perëndimin, duke i parë ato në një kontekst historik, por edhe shpirtëror dhe kulturor, të lidhur me themelet e këtij qytetërimi.

Promovimi u bë në “Çarshinë e Jupave” në Gjakovë, ku dashamirësit e librit paten  mundesei edhe të blejnë ekzemplarë  të këtij romani.