Tuesday, April 2, 2024
AktualeLajme

Protesta “Ndale hajninë!”, të enjten edhe në Gjakovë

Protesta “Ndale hajninë!” të enjten do të mbahet në 6 qendra të Kosovës, përkatësisht në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, duke filluar në orën 12.

Që nga protesta e fundit e 12 prillit, qytetarë, përfaqësues të OJQ-ve, sindikalistë dhe grupe studentore u mblodhën disa herë për të diskutuar vazhdimin e aktiviteteve dhe koordinimin e kërkesave, arritja e të cilave do t‘u siguronte qytetarëve të Kosovës një jetë më të dinjitetshme në një shtet pa hajni.

“Si rezultat i kërkesave që dolën nga konsultimet me qytetarë dhe grupeve tjera përfaqësuese anembanë Kosovës, Grupi i Qytetarëve të Organizuar (GQO) thërret të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin në protestë me 25 prill 2013, e enjte, duke filluar nga ora 12:00 në të gjitha qytetet e Kosovës me moton “NDALE HAJNINË”, thuhet në komunikatën e GQO-së.

Në Gjakovë , marshi protestus  nisë  nga Parku i qytetit deri te Kuvendi Komunal, ka njoftuar Grupi i Qytetarëve të Organizuar.(www.prolajm.com)