Punëtori për inovacione që mundë të sjellin 2 mijë euro
Punëtoria e njohur si Laboratori për Inovacione në Kosove, do të mbahet në Gjakove me 17, 18 dhe 19 Tetor dhe ka për qëllim fuqizimin dhe ngritjen e kapacitetit të të rinjve të Gjakovës me te drejtë aplikimi për projekte me mbështetje financiare deri në 2000 euro.
Për herë të parë në Kosovë po organizohet “UPSHIFT Social Impact Ëorkshop” nga Laboratori për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë. Punëtoria është model dinamik që sjellë së bashku idetë, problemet, të rinjët dhe metoda të ndryshme edukative dhe inovative për të zgjedhë problem të ndryshme shoqërore.
Joshua Harvey, Menaxher i Laboratorit për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë, thekson se: “UPSHIFT Social Impact Ëorkshop është model i ri që vjen në Kosovë, i dizajnuar pikërisht nga të rinjtë, por edhe nga ekspertë ndërkombëtarë dhe stafi i Laboratorit”.
Me tej, z. Harvey nënvizon rëndësinë e kësaj punëtorie duke thënë se “Laboratori për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë vazhdon të sjellë mundësi të reja për të rinjtë kosovarë, që përmes talentit të tyre të kontribuojnë në problem të ndryshme shoqërore, por edhe që të fitojnë aftësi dhe eksperienca të reja që do t’ju ndihmojnë në të ardhmen.”
Punëtoria e parë “UPFSHIFT Social Impact Ëorkshop” do të organizohet në Gjakovë më 17-19 Tetor 2014. Ndërsa ekipi i Laboratorit për Inovacione të UNICEF-it në Kosovë tashmë ka filluar një kampanjë informuese për të rinjtë duke vizituar shumë shkolla dhe qendra rinore, por edhe përmes rrjeteve sociale.
Valon Nushi, koordinatorë i punëtorisë tregon se “numri i të rinjve të interesuar është tejet i madh dhe se është mbresëlënëse të shohësh se si të rinjtë arrijnë të identifikojnë problem të ndryshme që ballafaqohen çdo ditë dhe përmes metodave dhe teknikave të ndryshme të gjejnë zgjedhje kreative.”
“UPSHIFT Social Impact Ëorkshop” është i hapur për të gjithë të rinjtë e Gjakovës, Rahovecit dhe Deçanit, ndërmjet 16-26 vjeç. Ndërsa, dhjetë ekipet e përzgjedhura do të konkurrojnë për pesë çmimet e para, të cilat do të sponzorohen për një periudhë 3-mujore pas punëtorisë, për ta zhvilluar më tutje idenë dhe projektin e tyre.
Thirrja për aplikim është e hapur deri më datën 7 Tetor 2014 dhe të gjithë të rinjtë të interesuar duhet të aplikojnë duke e plotësuar formën e aplikimit në linkun në vijim: http://bit.ly/upshiftKS
“UPSHIFT Social Impact Ëorkshop” në Kosovë organizohet nga Laboratori për Inovacione në Kosovë (Innovations Lab Kosovo). Ndërsa mbështetet nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, Agjencioni Austriakë për Zhvillim dhe implementohet nga organizata jo-qeveritare “PEN”. Të rejat më të fundit në lidhje me punëtorinë dhe kampanjën informuese mund të gjenden në faqen zyrtare të facebook-ut: https://ëëë.facebook.com/kosovoinnovations