Saturday, April 27, 2024
Aktuale

Regjioni i Gjakovës: 8 aksidente për 24 orë, Policia tërheq vërejtjen për ngasje në mjegull

Gjatë 24 orëve të shkuara territorin e regjionit të Gjakovës e ka përfshirë një mot i ftohtë dhe me mjegull. Gjatë kësaj periudhe, nëpër rrugët e Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës, sipas Drejtorisë rajonale të Policisë së trafikut, kanë ndodhur 8 aksidente dhe janë shqiptuar 152 gjoba trafiku për mosrespektim të rregullave në komunikacion. KapAlbin Sahatqija, Shef i NJKRR-së në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë  tha se,  brenda 24 orëve të shkuara  5 aksidente kanë  ndodhur nëpër rrugët e Gjakovës, 2 në rrugët e Malishevës dhe një aksident në rrugët e Rahovecit.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes gjatë vozitjes, sidomos në prezencë të mjegullës ku zvogëlohet dukshmëria. Policia ka kërkuar që shpejtësia e lëvizjes të mbahet nën kontroll dhe të përdoren dritat e mjegullës.

“Përdorni dritat e mjegullës, nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Mjegulla mund të krijojë një iluzion dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë, mbani vëmendjen, mos shpejtoni. Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin. Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e Policisë e cila  ka theksuar se çdo vit, si pasojë e mjegullës në rrugë, shkaktohen aksidente të shumta. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *