Saturday, April 27, 2024
Aktuale

Shpallen fituesit e Radiofest 2023

Me organizim të Radio Gjakovës, të shtunën në mbrëmje, Gjakova ishte  qendër e radiostacioneve shqiptare meqë për herë të 14-të u organizua festivali Radiofest. Me këtë rast në shkollën e muzikës Prenk Jakova, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e garës në spote publicitare, raporte radiofonike dhe radioreportazha që edhe këtë vit për temë kishte trashëgiminë kulturore. Me këtë rast u  shpërblyen radiot më të suksesshme dhe u  nda çmimi tradicional për zërin më të mirë radiofonik. U ndan edhe mirënjohje posmortum për gazetarët që kontribuuan në edicionet e kaluara radiofest.

Fitues në kategorinë e spoteve publicitare vendi i parë i takpoi Radio tiranës, për raporte radiofonike Radio  Lushnjes ndërsa çmimin e parë për radioreportazh i takoi Radio Kukësit për reportazhin, Kukësi në Fdstivalin e Gjiorokastres, përgatitur nga Jonuz Hallaqi. Çmimi i Radiofest 2023 për zërin më të mirë iu nda gazetarit të Radio Shkodres, Mario Gjini.  Cmimi i nikoqirit i takoi Radio Gjirokastres. Festivalin e shpalli të hapur Adea Roka, drejtoresha e Kulturës , rinisë dhe sporteve të Gjakovës që ishte mbështettëse e këtij manifestimi unik në trojet shqiptare.

Në manifestimin e sivjetëm moren  pjesë radiot nga: Tirana, Prishtina, Peja, Gjirokastra, Klina, Vlora, Mitrovica, Fieri, Presheva, Ferizaj, Lushnja, Gjakova, Dragashi, Struga, Shkodra,  Elbasani, Podujeva, Korça e qendrat tjera. Në programin artistik, performoj Kori i grave dhe vajzave Besa nën drejtimin e profesoreshës Klodina Kryeziu Hana që u mirëprit nga të pranishmit me interpretimet e shkëlqyeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *