Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    Ndërron jetë  ikona e gazetarisë gjakovare, Zija Hasimja

    Ndërron jetë ikona e gazetarisë gjakovare, Zija Hasimja

    Universiteti i Gjakovës titullin  “Doctor Honoris Causa” për  Wesley K. Clark

    Universiteti i Gjakovës titullin “Doctor Honoris Causa” për Wesley K. Clark

    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier  në Gjakovë

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në Gjakovë

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

  • Aktuale
    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista Online
No Result
View All Result

Home Kulturë

Rrëfimi për një familje zvicrane, që ka kthyer buzëqeshjen e shumë grave dhe fëmijëve të Kosovë

10 years ago
in Kulturë
0 0
0
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GjakovaPRESS

Fankhauser- Ritter  familja  zvicerane e humanizmit në Kosovë

Dorethea Fankhauser-Ritter kishte ardhur me një mikën e saj zvicrane në fillim në Prishtinë para gjashtë viteve. Ka takuar miq në Gjakovë në ndërkohë, ndërsa është bërë një shembull i humanizimit në mbarë Kosovën

Humanizmi i fle në shpirt Dorethea Fankahauser- Ritter.  Që në ditën e parë kur ka shkelur tokën e Kosovës para gjashtë viteve, ajo nuk është ndarë duke ndihmuar njerëzit me nevoja. Këtë vazhdon të bëjë edhe sot e kësaj dite dhe ndihet krenare për këtë .“Jeta s’ka kuptim nëse nuk i ndihmon njerëzit që kanë nevojë”, thotë ajo.

Ka afërsisht gjashtë vite që ajo njihet me tokën  dhe njerëzit e Kosovës. Një mike e saj zvicerane e cila po udhëhiqte një çerdhe fëmijësh në Prishtinë e cila mbështetej nga një organizatë zvicerane, i kishte propozuar që të vinte në Kosovë. “Ku po shkon në Kosovë”, e kishin pyetur me dyshim miqtë e saj. Por gjashtë vite më vonë ajo thotë se:  “ secilën herë që vij, ndjej vetën sikur po kthehem në shtëpinë time, në këtë shtet të ri të cilin e ndjej sikur të ishte pjesë e jetës sime që nga fillimi”.   Si një artiste që ishte ajo kishte nisur punë e saj humanitare në fillim  nëpërmjet artit.

“Dhe kam qenë e emocionuar dhe impresionuar nga “Oaza” (çerdhja e fëmijëve). Duke qenë vetë artiste (skulptore me dyllë) menjëherë kam filluar të punojë me fëmijë, me dyllin që kisha me veti. Fëmijët që prej fillimit ishin  shumë të motivuar për të punuar, duke u bazuar në kapacitet e tyre individuale”, nisë rrëfimin për eksperiencat e para në Kosovë, Dorethea Fankahauser – Ritter. Por punën e vërtet humanitare ajo e nisë  vetëm pas një kohe, kur kishte udhëtuar në Gjakovë. Këtu ajo  mëson për nevojat në një rajon të varfër të Kosovës.

Në Tërstenik  “familja ime” e dytë

Nënë Sanija “qohet në këmbë” sa herë në shtëpinë e saj nw Twrstenik tw Drenicws,  duket Dorethea Fankhauser- Ritter. Kjo ndodhë shumë shpesh, pasi mikesha e saj e re nuk i harron. “Zoti ka ditë me pru në familjën  tonë”, thotë ajo.   Ka afërsisht gjashtë vite që dy gratë njihen në mes veti, që kur kur humanistja zvicrane kishte shkelur tokën e fshatit me zemra të thyera Tërstenik.  Ajo kishte ardhur në këtë fshat pasi më parë kishte takuar një mik të saj  në Gjakovë, Burim Zherka. Ky i fundit i kishte nisur rrëfimin për kushtet e vështira të jetës në këtë mes. “Më tetë fëmijët e saj jetim, nënë Sanija e kishte të vështirë jetën e pas luftës. Mirëpo nëna të tjera kanë pasur fatin e njëjtë”, tregon  Zherka.  Mirëpo Dorethea Fankhauser – Ritter po hapte shpresën për këtë familje dhe të tjera në këtë vend kodrinor më të dëgjuar rrëfimin.

Në këtë  rajon në Drenicë, ajo kishte parë  personazhe të tilla që vetëm kishte lexuar në libra. Fëmijë të varfër, gra të veja dhe shpresa e mbytur për jetë, në Kosovën e pas luftës. Ky tregimi i vërtetë po e mbushte tej mase humanisten zvicrane.

“Shpesh herë ka ndier dhembje, mirëpo edhe shpesh ajo është ndier e kënaqur kur ka arritur të lumturoj shumë fëmijë e gra në këtë trevë  më të varfër të Kosovës”, vazhdon më tutje Zherka.

Mirëpo ajo tash e sa vite po mundohet të ndryshojë këtë  realitet. “ Kur kam ardhur për herë të parë me Burimin kam qenë e shokuar me mjerimin që këto gra të veja me fëmijët e tyre kanë qenë të pandihmuara,  aq të izoluara dhe te paralizuara”, thotë Ritter me keqardhje. “Mirëpo Burimi kishte një koncept të fuqishëm e të duhur, se si duhet të ndihmojmë. “Fillimisht duhej të sigurohen gjërat elementare , ushqimi, lëndët për ngrohje, rrobat që duhët t’i sjellim nga Zvicra e më pas çdo familje i  kemi siguruar nga një lopë. Qëllimi jonë ishte që këto familje të mund të siguronin ekzistencën”, tregon me modesti ajo.

Një pjesë e familjeve në Tërstenik i kanë të humbur meshkujt e shtëpisë gjatë luftës së fundit.

Por sot jeta në këtë lokalitet ka filluar të marrë vetën. Banorët tash Dorethean dhe Burimin i shohin si miq të shtëpive të tyre. “Ka qenë një kënaqësi e vërtet t’i shohësh  rimëkëmbjen e këtyre grave”, thotë tash e kënaqur Fankhauser – Ritter. Për këtë ajo një pjesë të meritave i lanson tek Burim Zherka. “Me natyrën e tij paqedashëse dhe stoike  ai është një atë. Shpesh fëmijët e thirrnin “baba”, sepse është i vetmi i cili i dëgjon dhe  merret me problemet e të gjitha familjeve”, pohon më pas ajo.

Mirëpo Tërsteniku nuk është i vetmi fshat që familja Fankahauser- Ritter ka ndihmuar kjo familje humane.

Një furrë buke në fshatin po ashtu të djegur Krushë e vogël është hapur me ndihmën e saj. Afrimi pronari i furrës  ka humbur çdo gjë në luftë. Mirëpo ai tash ka gjetur vetën në furrën e re dhe moderne. “Në fillim për një periudhë fillestare kemi ndihmuar dhe financuar  që të përfundoj dhe kompletojë  me pajisje. Tani pas dy viteve furra funksionin me kapacitet të plotë pa asnjë ndihmë”. Afrimi tashmë është pavarësuar  “Ky është një shembull se si duhet të ndihmojmë që të rrisim vet iniciativën dhe të pavarësohen. Për këtë Ritter është shumë e gëzuar. Sa herë që vjen në Kosovë kthehet që të viziton Afrimin, ndërsa mrekullohet kur ai i servon produktet e reja.

Por  Fankhauser – Ritter humanizimin e saj nuk e ka treguar vetëm në ndihmë njerëzve me nevoja. Si një artiste ajo nuk ka pasur mundësi që mos ti ndihmoj artit.

Kompleton shkollën e muzikës në Gjakovë

Një skulpturë e punuar nga bakri qëndron në mes të shkollës së re të muzikës në Gjakovë. Ajo është punuar nga duart e  artistes Doretha Fankhauser- Ritter. Këtë e kishte bërë si dhuratë për shkollën e re. Ndërsa në shenjë respekti autoritet e shkollës e kanë vendosur në qendër. Por tash përveç objektit të ri ajo është e mbushur me instrumente muzikore falë donacioneve të familjes zvicerane. “Ne kemi qenë me fat që kemi njohur këtë familje”, thotë drejtori i shkollës Astrit Pallaska. Kjo familje, për disa vite i kishte ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë këtë vatër arsimore, ndërsa është episod tjetër i humanizimit të kësaj familje dashamirëse të popullit të Kosovës. Ajo kishte dëgjuar rastësisht për këtë shkollë, në kohën kur miku i tyre Burim Zherka po tregonte për kushtet e vështira që ka ky institucion.  “Duke qenë vet pasionante e muzikës, i premtova që do mundohen të tejkalojmë këtë gjendje”, tregon Fankhauser Ritter.   Por për befasinë e saj miqtë e saj në Zvicer edhe një herë i kishin dalë në ndihmë.  Bashkëshorti i zonjës Dorethea, George,  është këshilltar biznesi i involvuar në fushën e energjisë solare. Ai  po ashtu është një simpatizant i Kosovës. George ka siguruar që nëpërmjet miqve të tij  sistemin fotovoltik, që do të instalohet në janar të vitit 2010 në kulmin e shkollës së re.   Ndërsa në pranverë në qytetin e tyre Bazel kishin organizuar një koncert. Të gjitha mjetet i kanë dedikuar  në kompletimin shkollës së muzikës në Gjakovë.

Por kjo familje tash ka një projekt më të madh, formimin e orkestrës së qytetit të Gjakovës.

Ata disa herë kishin sjellë në turne orkestrën e qytetit të tyre Bazel si pjesë e miqësisë së tyre me popullin e Kosovës.  Orkestra kishte  shëtitur në shumë qytete të ndryshme të Kosovës. Por nuk kishte harruar fshatin Tërstenik. “Për Dorethea ky është  një vend i veçantë”, ndërhynë Burim Zherka.

“Koncerti ishte shumë  prekës. Të gjithë fëmijët po përjetonin për herë të parë një eksperiencë të tillë”, kujton ajo. Por dëshira e saj është që fëmijët e këtij fshati të ndjehën të lumtur sikur të tjerët në botë.  Më 2010  në këtë fshat ata planifikojnë  që në oborret  e çdo familje të mbjellin trupa me fruta.

“Të gjitha farat  kreative që i kemi mbjellë në tokën e këtij shteti të ri, janë farë të shpresës që ky  vend ka  shumë nevojë. Ne jemi shumë të motivuar të kontribuojmë  me kujdes në  zhvillimin e Kosovës”, thotë humanistja zvicerane.

Ajo tani është mishëruar me njerëzit e shtetit të ri. Jo vetëm ajo ka miq në Kosovë, por edhe fëmijët, nipat e mbesat, ka kohë që janë lidhur më fëmijë të Kosovës.

Më 23 shkurt Dorethea  do të kthehet edhe një herë në Kosovë.  60 vjetorin e lindjes ka vendosur që këtë herë ta festoj në Gjakovë me miqtë e saj. “Mezi jam duke pritur, që të festojmë ashtu siç gjakovarët e din”, pohon ajo.

G.D.

Previous Post

Intervista Yllka Kuqi

Next Post

Në Gjakovë për një vit punësohen 479 ndërsa 18.779 presin punë

Related Posts

Brezat e muzikës që po vijnë pas legjendave!
Kulturë

Brezat e muzikës që po vijnë pas legjendave!

Legjenda e humorit Sevdai Radogoshi 50 vjet karrierë
Kulturë

Legjenda e humorit Sevdai Radogoshi 50 vjet karrierë

Qamili Vogël kujtohet me koncert në 100 vjetorin e lindjes
Kulturë

Qamili Vogël kujtohet me koncert në 100 vjetorin e lindjes

Koncerti parë recital i Nezafete Shales në vendlindje
Kulturë

Koncerti parë recital i Nezafete Shales në vendlindje

Albulena Kryeziu Bokshi do ta drejtoi Teatrin e qytetit Hadi Shehu
Kulturë

Albulena Kryeziu Bokshi do ta drejtoi Teatrin e qytetit Hadi Shehu

Load More

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In