Sunday, April 28, 2024
AktualeKulturë

Shfaqet premiera “Pjata prej druri”

Pjata-prej-druriNë kuadër të 27 Marsit-Ditës Botërore të Teatrit, trupa e Teatrit Profesionist të Gjakovës, të premten,  shfaq premierën e parë teatrale për këtë vit. Kjo premierë me shfaqjen “Pjata prej druri” të autorit Edmond Morris, të inskenuar me regji të regjisorit të shquar nga Shqipëria, Gëzim Kame, ka edhe një simbolik tjetër, pasi kryepersonazhi, aktori Hadi Shehu, me këtë shfaqje do të përshëndetet nga arti skenik aktiv. Në rolin tjetër kryesor paraqitet edhe aktorja e shquar tiranase, Rajmonda Bulku.

Në shfaqjen “Pjata prej  druri” me skenografi të Petrit Bakallit  luajnë edhe  Hysen Binaku, Xhevdet Doda, Edmond Hafizademi, Bujar Ahmeti, Altina Kusari, Valon pallaska, Yllka Lota dhe Muradije Muriqi.

Premiera e shfaqjes është nesermbrëma, ndërsa për shkak të intersimit të madh të adhuruesve të artit skenik, të nesërmen me 28 mars do të shfaqet edhe repriza.

Kjo premierë është  mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Gjakovës .