Monday, April 8, 2024
Kulturë

Shpallen fituesit e kuizit “ Mëso & Sfido për energji të ripërtëritshme”

Në prag të 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve u mbajt kuizi me karakter garues që kishte për qëllim të inkurajoj konkurrencën e shëndoshë drejt përfitimit dhe zgjerimit të njohurive duke iu dhënë mundësinë nxënësve të garojnë dhe të përfitojnë. Organizatore  e këtij aktiviteti ishte organizata Education Comes First. Drejtuesja e saj, Delvina Hajdari tha se, nxënësit, gjatë sesioneve vetëdijësuese përpos që kanë mësuar njohuri të reja, në mënyrë interaktive në të njëjtën kohë janë sfiduar njohuritë e tyre dhe përpjekjet e tyre për të gjetur sa më shumë burime të energjisë së ripërtëritshme në tetëkahore, mënyrë kjo atraktive për të nxitur të mësuarit kreativ.

“Nga gjithsejt 288 nxënës pjesëmarrës në sesionet vetdijësuese, 73 prej tyre kanë kaluar sfidën dhe morën pjesë në kuizin final në nivel të shkollave përfituese në projekt. SHFMU “Anton Çetta” – 5 nxënës; SHFMU “Fehmi Agani” – 11 nxënës; SHMU “Mazllum Këpuska” – 20 nxënës; SHMU “Yll Morina” – 17 nxënës; SHFMU “Zekeria Rexha” – 20 nxënës. Kuizi u zhvillua në tri nivele: Në formën e pyetësorit,  Asociacionit, dhe Fjalëkryqit. Në kuiz morrën pjesë 58 nxënës nga pesë shkollat e Komunës së Gjakovës “, tha Hajdari

Rezultatet finale u publikuan sot . Tri nxënëset e Yll Morines, : Breta Haraqia, Enea Pazhari dhe Rea Kasapi bashkë me Arrita Rizvanolli ,nxënësja e shkolles Fehmi Agani u shpallen më të mirat me nga 195 poenë

Education Comes First i përgëzon nxënësit për angazhimin dhe përgatitjen maksimale, për korrektësinë dhe maturinë e treguar në respektimin e kohës dhe rregullave të kuizit.

“Të gjithë nxënësit ishin të mrekullueshëm, suksese të mëtutjeshme !  Ky aktivitet implementohet në kuadër të projektit “Mëso & Sfido për energji të ripërtërishme”, I cili është përfitues nga projekti “Empower – Engage – Build Ownership”, i financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, të menaxhuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, mbështetur nga Balkan Green Foundation  dhe Institute for Development Policy (INDEP) , si dhe implementuar nga Education Comes First” ka thënë Delvina Hajdari.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *