Tuesday, June 4, 2024
Lajme

Sot, Gjakova ndryshe, pas masave lehtësuese!

Pas dy muaj e gjysmë  të izolimit prej sot në vendin tonë  filloi faza e tretë e hapjes graduale ose lehtësimit të masave të vendosura si preventivë ndaj coronavirusit. Nga mëngjesi Gjakova kishte një dinamikë krejt tjetër nga ditët e kaluara.  Qarkullimi i qytetarëve  ishte më i madh. Bashkëqytetaret, ngase takoheshin pas një kohe të gjatë shiheshin të përmalluar! Funskiononte   transporti urban dhe ndërurban bashkë me  taksitë.

Nga Stacioni i autobusëve kanë qarkulluar të gjithë autobusët me linjat e rregullta. Drejt Prishtinës dhe qendrave tjera komunale kanë udhëtuar autobusët e të gjitha kompanive me oraret e mëparshme  me të gjitha masat parandaluese ndaj Covid 19.

Gjallërinë qytetit i kanë dhënë edhe objektet e gastronomisë. Tash, duke respektuar distancen sociale mndë të merren shërbimet në kafiteri, hotele e restaurante. Të gjitha kafenet sot kanë pasur mjaftë punë. Qytetarët I kishte zënë malli për makiatot tradicionale…Moti u mundësonte që terasat të jenë të mbushura… Po fillon sërish një jetë normale…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *