Ministrja Hajdari prezanton antarët e rinj të Bordit në KRU “Gjakova”
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka vizituar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”
Hajdari para menagjmentit të KRU-së “Gjakova” ka prezantuar anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve.
Postimi i i plotë:
Sot Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” sh.a, e vizitoi Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike znj. Rozeta Hajdari e cila para menagjmentit të KRU “Gjakova” prezantoi antarët e rinj të Bordit të Drejtorëve.
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” z.Ismet Ahmeti njoftoi ministren dhe bordin e ri për të arriturat e kompanisë , sfidat dhe rezultatet e arritura duke qenë për vite me radhë si një ndër kompanitë më të sukseshme në regjion.
Poashtu z.Ahmeti shprehu gadishmerinë e plotë sëbashku me menaxhmentin e lartë të KRU “Gjakova” në bashkëpunimin e ndërsjellë me Bordin e Drejtorëve .
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve në KRU “Gjakova” sh.a. përbëhet nga:
1.Robert Lekaj, kryesues dhe drejtor;
2.Luan Matoshi, drejtor;
3.Miranda Zherka, drejtore; dhe
4.Urim Gashi, drejtor.
KRU “Gjakova” sh.a
01.Qershor.2020.