Thursday, April 11, 2024
AktualeLajmet e shpejtaSporti

Shqiponja shkon tutje në Chaleng Cup

shqiponja-gezimi-internet-2Klubi i hendbollit për femra Shqiponja në çastet e fundit ka arritur të shënoi fitore  në lojë me Macabin e Izraelit 29:28 dhe të kaloi në rrethin e katërtë mes 16 skuadrave të Chaleng Cup. Në fakt në ndeshjen e parë që u zhvillua një ditë më parë gjithashtu në Gjakovë, Macabi kishte fituar 31:30 dhe rezultati përfundimtar nga dy ndeshjet ishte 59:59, Shqiponjën më tutje e dërgoi numri më i vogël i golave të pranuar në teren të vet (28)dhe falë golave të shënuara si mysafire (30), në ndeshjen e parë..

Shqiponja gjatë tërë ndeshjes avancoi dhe ishte më e mirë, pos në minutat e fundit kur mysafiret nga Izraeli arritën të ngushtojnë epërsinë nga 4 gola në vetëm një. Shqiponja e pati mbështetjen e tifozëve në Pallatin e Sporteve Shani Nushi. Ndeshja u përcoll nga masa të shtuara të forcave të Policisë së Kosovës .

Më poshtë po japim raportin e takimit të sotëm nxjerr nga Federata e Hendbollit të  Evropës(EHF)

shqiponja-makabi-ndeshja-dyte