Saturday, April 6, 2024
Aktuale

Ka nisur viti i ri shkollorë

Viti ri shkollor
Sot ka nisur viti i ri shkollor 2015-2016. Betejen për dituri të reja sot e kanë filluar afro 20 mijë nxënës të komunës së Gjakovës, prej të cilëve rreth 2 mijë për here të pare do të ulën në bankat shkollore, në arsimin parashkollor si dhe në klasët e para të arsimit të ulët fillor.

Ndryshe, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga drejtoresha a arsimit Diana Qarkagjia, sot ka vizituar dy shkolla fillore në komunën tone, “Yll Morina” dhe “Selman Riza” në Dardani,  me ç’rast nxënësve dhe stafit të mësimdhënës ju ka uruar një vit të suksesëshëm shkollor duke premtuar angazhimin e kreut komunal në mbështetje të procesit edukativo-arsimor në komunën e Gjakovës“.

Sot po fillon një kapitull i ri në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies duke na dhuruar të gjithë neve, përgjegjësi të reja për gjeneratat në të cilat bazohet shpresa dhe e ardhmja jonë.

Komuna e Gjakovës ka bërë të gjitha përgatitjet për një proces të mirëfillët arsimor duke realizuar projekte të reja, renovime të shkollave, sigurimin e transportit për nxënësit e zonave të largëta, plotësimin e kuadrit të nevojshëm arsimor, si dhe sigurimin e kushteve më të lehta për periudhën e dimrit.

Përpos dëshirës për mbarësi në këtë vit të ri shkollor, mbes e gatshme që në vazhdimësi të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë në mënyrë që të krijojmë kushte dhe mundësi për fryte dhe suksese, të cilat na shpien përpara si Komunë dhe si Shtet” – ka thenë me këte rast kryetarja Kusari-Lila