Friday, March 29, 2024
LajmeSporti

Sonte finalja Liburn- Feniks

Derisa futbolli, hendbolli  dhe basketbolli gjakovarë po kalojnë ditë të vështira sa i takon rezultateve, futsalli aktualisht është sporti që po mbanë krenarinë e Gjakovës. Futbolistët e Liburnit janë në prag të titullit të dytë me radhë në kampionatin e superligës së futsallit të Kosovës.

Sonte(e premte mbrema)  zhvillohet ndeshja finale në futsall në mes të Liburnit dhe Feniksit. Do të jetë kjo ndeshja e tretë dhe vendimtare për titull kampioni, meqë në dy ndeshjet e zhvilluara rezultati është i barabartë.

“Shpresoje se perballja e tretë do të na sjell fitoren e shumepritur” deklaroi para ndeshjes, Luan Kozniku, trajner i Liburnit.

Kryesia e klubit të futsallit Liburn,  ka siguruar disa autobusë për udhëtimin e organizuar të tifozerisë gjakovare në Pejë, ku do të zhvillohet kjo ndeshje vendimtare. Nisja e autobusëve bëhet në orën 18.00 para stadiumit të qytetit në Gjakovë.