Wednesday, April 3, 2024
AktualeKulturë

Sot fillon “Gjakova Film Festival 2013”

Me bashkorganizim të Drejtorisë së Kulturës dhe Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve – “Etuta” dhe me përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjakovës,  Pal Lekaj të enjten fillon  edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit  të metrazhit të shkurtër GJAKOVA FILM FESTIVAL i cili  do të zgjasë  deri me  24 mars 2013.

Filmat do të shfaqen në Pallatin e kulturës “Asim Vokshi” natën e parë, më 21 mars dhe në natën përmbyllëse të Festivalit, më 24 mars, duke filluar nga ora 19.oo, ndërkaq më datën 22 dhe 23 mars, filmat konkurrues nga 20 shtete të botës  do të shfaqen në “Paula’s Cino” – Gjakovë, duke filluar nga ora 18.oo.

Akti ceremonial i hapjes së Festivalit do të mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”më datën 21 mars 2013, duke filluar nga ora 19.oo me ç’rast do të  marrin pjesë personalitete të njohura të kinematografisë nga Italia, Gjermania, Bullgaria, Shqipëria dhe Kosova.