Spitali Special ‘Fati Im’ në fushaten kundër kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit është sëmundja që gratë i druhen më shumë. Parandalimi është më i mirë se kurimi dhe një nga fazat e parandalimit është edhe diagnostikimi i hershëm i sëmundjes, duke kontaktuar mjekun dhe bërë kontrollet e nevojshme. Nëse kanceri i gjirit do të kapej në kohën e duhur, atëherë thuajse gjysma e të diagnostikuarave që humbasin jetën mund të kishin shpëtuar.
Në fushatën e këtij viti, vetëm nga data 5 tetor 2014 deri me 5 nëntor, janë kontrolluar rreth 420 paciente në Spitalin “Fati Im” në Gjakovë dhe në qendrën diagnostike në Prishtinë, janë zbuluar deri tash 10 raste me tumore, ku 2 prej tyre janë tumore të natyrës malinje, kurse 8 të tjera të natyrës beninje, ka thënë dr. Afrim Muhaxheri, udhëheqës I spitalit Fati im. Në këtë fushatë ishte i përfshirë edhe specialist nga Gjermania Dr. Thomas Satler. Biseduam rreth kësaj sëmundje.
Çka flasin shifrat për përhapjen e kancerit të gjirit në botë, ka rënie apo ngritje në numër?
Dr Thomas : Kanceri i gjirit është lloji më i përhapur dhe i shprehur i kancerit tek femrat në të gjithë botën qofshin edhe nga shtetet me të zhvilluara evropiane apo SHBA. Poashtu numri i të sëmurëve me këtë lloj të kancerit është në rritje e sipër.
Sa është e pranishme kjo sëmundje në Gjermani?
DrThomas : Në gjermani e dimë se popullsia është më e vjetër ,dhe numri poashtu është në rritje e sipër. Në bazë të statistikave çdo e dhjeta femër në Gjermani goditet nga kanceri i gjirit.
Që disa vite spitali juaj inkorporohet në këtë fushatë, si ka ecur puna gjatë këtij viti?
DrAfrimi: Ky është viti i katërt që Spitali “Fati Im” kyçet ne këtë fushatë të luftës kundër kancerit të gjirit duke ofruar shërbime pa pagesë.
Për çfarë ekzaminimesh bëhet fjalë?
Dr Afrimi : Kemi bërë ekzaminimet klinike, kontrollet me ultrazë (mamosonografinë) dhe të pacientët të cilat kemi zbuluar pranin e tumoreve ju kemi ofruar biopsinë edhe për caktimin e analizave tjera për detektimin e hershëm të kësaj sëmundje falas.
Sa ka qenë interesimi i grave për të shfrytëzuar këto shërbime falas në spitalin tuaj?
DrAfrimi :Interesimi ka qenë shumë i madh, aq i madh ishte sa qe kontrollet vazhdojnë deri në muajin nëntor për të gjitha pacientet që kanë kërkuar ndihmë deri me datën 31 tetor. U detyruam të bënim këtë si pasoj e fluksit të madh të të interesuarave.
Për disa vjet ju ndihmoni profesionalisht mjekët e Spitalit “ Fati Im “ për ti dhënë ndihmë grave kosovare, çfarë mund të na thuani për eksperiencën tuaj në Spitalin “Fati Im”?
Dr Thomas: Unë praktikoj të vij në Kosovë që 13 vite , që nga periudha e pasluftës, pikërisht në vitin 2001 dhe po shoh se hap pas hapi mjekësia në Kosovë po zhvillohen dhe tani ne kemi një standard të punës pothuaj se të njëjtë sikur në shtetet e Evropës ose SHBA. Dhe, sot në spitalin “Fati Im” unë mund të ekzaminoj dhe zgjidhë problemet me të njëjtat standarde sikur në Gjermani.
Sa kontrolla keni arritur që ti realizoni në këtë fushatë?
Dr Afrimi: Nga data 5 tetor 2014 janë kontrolluar rreth 420 paciente në Spitalin “Fati Im” në Gjakovë dhe në qendrën diagnostike “Fati Im” në Prishtinë, në ndërkohë që kur realizohen kontrollet e prenotuara në muajin nëntor pritet të arrihet numri i përafërt me atë të vitit të kaluar rreth 700.
Sa raste janë zbuluar me tumore gjatë fushatës së këtij viti?
Dr Afrim : Me keqardhje në fushatën e këtij viti janë zbuluar deri tash 10 raste me tumore, ku 2 prej tyre janë tumore të natyrës malinje, kurse 8 të tjera të natyrës beninje këto te fundit nuk janë të rrezikshme.
Sa është e rëndësishme zbulimi në fazat e hershme të kancerit të gjirit?
Dr Thomas:Nëse e zbulojmë në fazat më të hershme trajtimi është më i mirë, intervenimet janë më të vogla dhe rezultatet janë më të mira.
Pse hezitojnë gratë që të vijnë në kontroll, nga frika apo çfarë?
Dr Afrimi: Më shumë mund të them nga frika, problem primar është mosinformimi dhe mungesa e vetëdijesimit të nënave tona dhe kjo është qëllimi i gjithë këtyre fushatave që bëhet nga OJQ-të nga organizata JETA-VITA, etj. Tjetër problem është frika nga zbulimi i hershëm i sëmundjes i cili është veprim shumë i gabuar, pra pacientet duhet bindur, se zbulimi sa më i hershëm është dobi për trajtimin e kësaj sëmundje. Nëse zbulohet kanceri me madhësi më të vogël se 10 mm mundësia e shërimit është mbi 90%. Sot posedojmë aparaturat më moderne cila bën procedurën më efikase dhe më të saktë.
Cilët janë shkaktarët më të theksuar të kancerit të gjirit?
Dr Thomas: Ne deri më tani disa faktor janë të njohur, por ende disa faktor janë të panjohur për mjekësinë, varet se sa fëmijë një grua ka, në cilën moshë i ka lindur fëmijët, a i ka ushqyer të porsalindurit me gji, mundësia për tu goditur me këtë kancer është më e ulët nëse gruaja ka pasur me shumë lindje dhe nëse fëmijët i ka ushqyer nëpërmjet gjirit. Po ashtu varet edhe nga mosha mesatare në shoqëri, siç e thashë më par se në Gjermani kemi më shumë gra të vjetra dhe probabilteti varet edhe nga mosha, faktori tjetër është ushqimi, alkooli i cili ngrit mundësinë për tu atakuar nga ky kancer, duhanpirja në SHBA është tre herë më i shpeshtë te gratë që konsumojnë duhan, pastaj mbipesha ndikon shumë në ngritjen e probabilitetit
A ndikojnë predispozitat gjenetike në kancerin e gjirit, çfarë mendon?
DrThomas : Kjo është e vërtet por vetëm 5 % janë sëmundje gjenetike.
Duket se këtë vit ka pasur edhe organizata tjera të angazhuara në këtë fushat, grupi i grave asamblistë dhe aktivitete të ndryshme të tyre, sa janë të rëndësishme këto aksione sensibilizuese ?
DrAfrimi: Unë e çmoj shumë fushatën e grave Asamblistë e organizuar para disa ditësh, ato mund te jenë një faktor shumë i rëndësishëm që mund të komunikojnë me gra të tjera. Ato mund të kenë një efekt pozitiv në gratë tjera në mënyrë që të bëjnë vetëdijesim sa më të madh tek gratë në shoqërinë tonë. Pasi që kjo sëmundje zhvillohet në mënyrë të fshehur ,pasi zbulimet klinike që bëhen shumë vonë kanë pasoja, për atë arsye duhet bërë kontrolle më sistematike së paku një herë në vit.
Sa është e rëndësishme metoda e mamografisë në diagnostifikimin e kësaj sëmundje?
Dr Afrimi: Është fat i madh që sot Kosova posedon edhe mamografin mobil, dhe shpresojmë që së shpejti të filloj së funksionuari, mamografia mobile është shumë më e rëndësishme për qytetarët e Gjakovës pasi që vetëm në qendrën spitalore në Gjakovë nuk posedon mamograf, kurse në qendrat tjera të Kosovës ekziston.
Mirëpo metoda e kontrollit me ultrazë apo mamosonografia është poashtu me efikasitet të lartë, dhe këto dy metoda që plotësojnë njëra-tjetrën.
Çfarë mund ti këshilloni gratë që të kemi sa me pak raste të kancerit të gjirit?
DrThomas: Këshilla ime e parë është që grat të bëjnë vetë-kontrollin e gjinjve së paku një herë në muaj duke u kujdesur mos po prekin ndonjë formacion apo ndonjë forcim në gjinjtë e tyre.
Në Gjermani është bërë organizimi që një grua duhet të shkoj së paku një herë në vit të bëj ekzaminimin e gjirit te mjeku për të par nëse ka ndonjë shenjë të hershme të kancerit duke filluar nga gratë e moshës 20 vjeçare.
Dr Afrimi: Gjatë punës tonë çdo gruaje që paraqitet tek ne i japim këshilla se si ta bëjë vetë-kontrollin në mënyrë të vazhdueshme.
Cilat gra kanë qenë më shumë për ekzaminimet e gjirit a keni ndonjë analiz statistikore?
Dr Afrimi: Mund të them se janë përfshirë grat e të gjitha moshave, rreth 70 % të pacienteve kanë qenë nëna me 3 apo 4 fëmijë. Kjo kategori e grave është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë pasi që këto nëna kanë një rol shumë të rëndësishëm si në familje e pastaj në shoqëri. Bëj apel tek çdo grua të bëj një fushate sa më të gjerë në mënyrë që të parandalohet kjo sëmundje, të zbulohet në kohë të duhur, të mundësohet shërimi në kohë t duhur dhe të shpëtojmë jetë.
Shkrim i botuar ne Gjakovapress, nr.74