Monday, November 4, 2024
Lajme

Stuhija e shiut, në qendrën emergjente nr.tel. 112 janë lajmëruar vetëm dy raste

Të marten  rreth orës 14.30 komunën e Gjakovës e ka përfshirë një mot i keq i përcjellur me stuhi shiu, vetëtimë dhe bubullimë të fuqishme. Reshjet e mëdha të shiut  për një moment kanë vërshuar rrugët.  Në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim na thanë se,  në qendrën emergjente në numrin 112 janë lajmëruar vetëm dy raste  të depërtimit të ujit në bodrumet e shtëpive, njëri rast në rrugën Gjergj Fishta në Bllok të ri dhe tjetri në rrugën Ahmet Korenica në afërsi të Xhateksit. Në këtë drejtori kanë pohuar se nuk ka pasur dëme me përmasa shqetësuese.

Ndërkohë, vetëtima e fuqishme ka shkaktuar dëme tek pajisjet elektronike të bashkëqytetarëve nëpër disa lagje. z.v

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *