Sunday, April 28, 2024
AktualeLajme

Takim rajonal i kompanive të ujësjellësit nga Kosova e Shqipëria

radoniqiiiiiiiKompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi ka filluar aplikimin e metodave bashkëkohore të rehabilitimit të rrjetit të vjetruar të ujësjellësit.  Këtë po e bënë në bashkëpunim me kompanitë e specializuara gjermane, ndërsa sot kjo kompani ka mbajtur një takim me karakter rajonal ku po marrin pjesë përfaqësues të kompanive publike dhe private të ujësjellësit nga Kosova e Shqipëria.

Në hapje të këtij takimi, kryeshefi i ekzekutivit të Radoniqit, Ismet Ahmeti falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen që po u bënë kompanive kosovare e në këtë kontekst edhe Radoniqit në veçanti. Në këtë takim përfaqësuesit e firmave gjermane Ingutis dhe Dringer-Shneidel  prezantuan metodën e re të rehabilitimit të gypave të ujësjellësit përmes të cilave arrihet qëndrueshmëri afatgjate e tyre dhe ruajtje e cilësisë së ujit .

radoniqiiiiiiiiii1 Ndërkaq në mënyrë praktike u demonstrua sot në rrugën Hysni Dobruna skaj Parkut të Lirisë ku kanë filluar punimet në rehabilitimin  e rrjetit të ujësjellësit në gjatësi prej 260 metra duke aplikuar metodën e plastifikimit të rrjetit të ujësjellësit   pa hapje të kanaleve.