Wednesday, September 4, 2024
LajmeSporti

Të dielen, Ura e Fshenjtë mbledhë kërcyesit dhe adhuruesit e notit e të diellit

Të dielën(21 Korrik 19) prej orës 14.00  tek Ura e Fshenjtë mbahen garat tradicionale të kërcimeve në ujë të cilat i organizon klubi “Kërcyesit e Urës” nga Gjakova me mbështetjen e Federatës së Notit të Kosovës,  komunës së Gjakovë dhe Ministrisë së kulturës rinisë dhe sporteve të Kosovës. Garat do të mbahen në dy disiplina, kërcim dallëndyshe dhe në këmbë  nga Ura e Fshenjtë dhe kërcimorja 10 metërshe. Me një kërcim akrobatik garat pritet ti hap kampioni I shumëfisht Flurid Gashi, ndërsa në cilësinë e mysafirëve nga kërcimorja pritet të kërcejnë edhe veteranët e këtij sporti atraktiv dhe unik në vendin tonë.

E diela do ti takoi atraksionit të trimave të lartësisë, ujit e notit dhe diellit për ta shndërruar në një ditë të veçantë.

Ndrsyshe , Gjakova në Kosovë dhe Mostari në Bosnje e Hercegovinë  janë dy qytete në Ballkan që organizojnë veprimtari të këtilla ku sprovohet guximi, talenti dhe bukuria e sportit të kërcimeve nga lartësitë.

Historia e këtij sporti atraktiv  në Gjakovë daton nga vitet e 60 –ta kur të rinjtë gjakovarë fillimisht, nga shkëmbinjtë e më pastaj edhe nga Ura e Fshenjtë bënin kërcimet atraktive duke u dëshmuar si dallëndyshe të vërteta.

Vitin e kaluar kampion i Kosovës u shpall  Flurid Gashi. Në vendin e dytë u plasua Nasib krasniqi kurse i treti Vedat Krasniqi. Ndërkaq në konkurrencën e kërcimeve në këmbë më i miri doli Egzon Prenqi, në vend të dytë David Tuqi kurse në të tretin Gëzim Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *