Friday, April 5, 2024
Kulturë

Teatri Hadi Shehu përgatit  premierën  e radhës, “S’Mund të Paguajmë, S’do të Paguajmë”

Teatri i qytetit “Hadi Shehu”, këto ditë ka  nisur përgatitjet për projektin   e tretë  me radhë.  Bëhet fjalë për komedinë  “S’Mund të Paguajmë, S’do të Paguajmë”, të autorit me famë botërore, nobelistin Italian, Dario Fo.  Për të inskenuar këtë projekt të radhës, Teatrit i Gjakovës ka angazhuar regjisoren e re, Hana Qena.  Ajo i takon familjes që ka dhënë shumë për teatrin dhe kulturën. Është mbesa e regjisorit Muharrem Qena i cili ka punuar shumë  në të kaluarën me Teatrin e Gjakovës dhe për të cilin aktorët gjakovarë shpesh deklarojnë se e kishin mësues të “zanatit” të aktrimit.

Drejtori i Teatrit të Gjakovës , Edi Kastrati, thotë se bëhet fjalë për një regjisore të re që po ndjek rrugën e të atit dhe e cila  është ndër më të mirat e kohëve të fundit, ndërkohë që Teatri i Gjakovës, përmes angazhimit të Hanes  në ketë shfaqje, në një farë mënyre i shprehet falënderues përgjithmonë të madhit Muharrem Qena.

Sipas Kastratit, drama  që është zgjedhur për tu trajtuar në këtë projekt të ri,  mesazh ka realitetin që çdo ditë prek qytetarët. Teksti është shumë aktual dhe prek gjendjen sociale dhe ekonomike në Kosovë.  Ndërsa shpreson që shfaqja me  lojen e mirë të aktorëve  do  të mbushë sallën e teatrit.

Në këtë projekt janë angazhuar aktorët:, Myrvete Kurtishi, Ylber Mehmeti, Vlera Pylla, Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Valon Pallaska e Muradije Muriqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *