Teatri i Gjakovës një supermbrëmje për adhuruesit e artit skenik
Teatrit të qytetit”Hadi Shehu”Gjakovë sonte, permes internetit, shfaq komedinë “Shumë zhurmë për asgjë” e vlerësuar lartë nga publiku dhe kritika me një supër inskenim nga rgjisorja Zana Hoxha. Kjo shfaqje do të emitohet sonte (me datë 26/05/2020) në kuadër të Kalendarit të muajit online me moton #teatrinështëpi #rrineshtepi
E konsideruar si një nga komeditë më të mira të Shekspirit, me plot nuanca romantike dhe situata komike, vepra vjen në skenën e teatrit nën lojën e trupës së aktorëve të teatrit “Hadi Shehu”
Të ftuar nga Leonati, Princi i Aragonës dhe pasuesit e tij mbërrijnë në Mesinë, dhe këtu trimat e rinjë i ritakojnë dashuritë e vjetra, që do t’i shtyjë këta të rinjë të bëjnë të pamundurën të fitojnë zemrat e vajzave të reja të shtëpisë. Përplasja e personazheve karizmatike do të dhurojë një përrallë me plot kthesa që kanë për qëllim përplotësimin e dashurisë. Përmes gjetjes, ngjarja është e vendosur në kontekst me arbëreshët e Italisë, që ka përmbushur aspektin muzikor të shfaqjes….
Regjia: Zana Hoxha
Assistent Regjisor: :Butrint Pasha
Koreograf :Robert Nuha
Aktorët të cilëve ju është besuar loja për këtë shfaqje, janë: Vali Krasniqi, Vlera Pylla, Ylber Mehmeti, Besfort N Berberi, Mikel Markaj, Vlora Dervishi, Edmond Hafizademi, Valon Pallaska, Edmond Uka , Yllka Lota, Altina Kusari dhe doajeni dhe ikana e teatrit të Gjakoves Hysen Binaku.
Skenografia është realizuar nga mjashtri i madh i skenes :Petrit Bakalli,
Kostumografe: Alma S. Krasniqi,
Kompozitor: Memli Kelmendi,
Mjeshter vokali: Adhurim Grezda,
inspicient: Arben Lleshi, ndriçues: Qendrim Rruka, pëshpëritëse: Servete Kryeziu, tonist: Artan Bishtazhini.
* Për më tepër ndiqni ne ora 21:00 ne formatin livestream tek faqja “Teatri i qytetit Hadi Shehu” në facebook.