Tenisti gjakovar Baton Haxhiu mposht Filip Paviçin dhe bëhet kampion i Kosovës
Tenisti gjakovar Baton Haxhiu ka triumfuar në Turneun “Masters 2020” për grupmoshën U14 që është mbajtur javën e shkuar me organizim të Federates së Tenisit të Kosovës. Në fakt, 4 tenistët më të mirë të kësaj grupmoshe, në konkurrencën e vajzave dhe djemve garuan për titullin “Kampion i Kosovës në tenis”.
Garat u zhvilluan në formatin round robin, ndërsa në konkurrencën e djemve, Baton Haxhiu zuri vendin e parë me tre fitore dhe asnjë humbje duke mundur tenistin Filip Paviç .
“Është një sukses I radhës që erdhi pas ushtrimeve të vazhdueshme që bëra për këtë turnir”, tha Haxhiu.
Batoni po rradhit sukseset falë mjeshtrisë me reketin e tij. Ai fillimisht është shpallur dy herë kampion U-12, ku pastaj përfaqësoi reprezentacionin e Republikës së Kosovës në kategorinë U-12 në turneun ndërkombëtar që mbahej në Turqi. Në vitin 2018 u zgjodh laureat i vitit nga Federata e Tenisit të Kosovës në kategorinë U-12. Në kategorinë U-14 gjithashtu ka fituar dy turne, ku i fundit ishte Master Open U-14, në të cilin pati nderin përsëri ta përfaqësoi shtetin e Kosovës në gara ndërkombëtare U-14 në Turqi, ku arriti deri në çerekfinale.
“Ambiciet e mia janë që të arrij majat e suksesit si lojtar i tenisit në Kosovë dhe jashtë saj”, ka thënë Haxhiu.