Sunday, April 28, 2024
AktualeLajme

‘Thirrjet e Nënave” kujtojnë 27 marsin ‘99

Përmes një njohtimi, Shoqata “Thirrjet e nënave” në  Gjakovë, përkujtoi 27 Marsin1999, njëherit 14 vjetorin kur forcat policore, ushtarake serbo-malazeze në mënyrë të dhunshme hyn në shtëpinë e Halim Avdurrahim Qerkezit dhe rrëmbyen 11 meshkuj, ndër ta,  të zotin e shtëpisë Halim Qerkezin me katër djemtë: Artani, Armendi, Ardiani dhe  Edmondi.  Për fat të keq nëna Ferdonije mbeti pa asnjë anëtarë të familjes dhe sot  jeton e vetme..

Në këtë familje u rrëmbyen nipi Vegim Kasim Qerkezi, miku i shtëpisë Shpejtim Ymeraga bashkë me ta u rrëmbyen edhe fqinjët Skender Dylhasi me djalin Myrteza dhe dy djemt e Gani Jetishit,  Shpendi dhe Fatosi .

U bënë 14 vite nga ky grup  prej 11 meshkujve të rrëmbyer, prej tyre ende nuk iu dihet fati edhe i tetë meshkujve të tjerë dhe plaga mbetet ende e hapur për këto familje të cilat  jetojnë në ankthin e pritjes për më të dashurit e tyre .

Shoqata”Thirrjet e nënave”Gjakovë apelon tek Institucionet Vendore dhe ato Ndërkombëtare që të bëjnë presion ndaj shtetit të Serbisë dhe të tregojë për vendëndodhjen dhe kthimin e menjëhershëm edhe të 1780 qytetarëve që ende konsiderohen  të zhdukur.