Monday, March 25, 2024
Sporti

Tirroni kampion i Kosovës në 5.000 m.

Vrapuesi i dalluar gjakovar,  Tirron Mamusha është shpallur kampion i Kosovës në garën prej 5 mijë  metrave në Kampionatin Individual të Kosovës në atletikë,  që ditë më parë,  u mbajt në Mitrovicë.

Ky sukses erdhi pas ushtrimeve të vazhdueshme dhe dëshires për suksese të reja si vrapues i shtigjeve të gjata. Tirroni, anëtar i skuadrës Green Team, nuk ka pushuar së ushtruari as gjatë pandemisë. Këtë garë e përfundoi për 16 minuta e 23 sekonda. Ai la pas vetes atletët Besar Zeka nga Besa Pejës dhe Arlind Morinen nga  Malisheva .

Tirroni ka thënë se ka qenë sakrificë që në kohë të pandemisë të vazhdojë ushtrimet, duke uruar për ditë më të mira për Kosovën. Në të njëjtën kohë, kampioni Tirron Mamusha ka bërë thirrje edhe për kujdes dhe përgjegjshmëri për këtë kohë të vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *