Friday, April 5, 2024
Lajme

26 pacientë me Covid 19, po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Vijon të përkeqësohet situata pandemike. Nga fillimi i pandemisë e deri më sot në komunën e Gjakovës janë infektuar 273 raste me Covid 19, ndërsa fatkeqësisht ky virus ka marr 15 jetë njerëzish. Gjendja tregohet e rënduar për shkak të numrit në rritje të pacientëve që kërkojnë ndihmën mjekësore pas telasheve shëndetësore që po u sjell Covid 19. Sot është raportuar për 14 raste te reja nga komuna e Gjakoves.( 11 nga qyteti, 2 nga Demjani dhe 1 nga Jahoci)

Ndërkaq,  sipas raportit 24 orësh në Spitalin Isa Grezda të Gjakovës, ku janë në dispozicion të katër repartet e tij për të sëmurët me Covid 19, thuhet se, të hënën,  46 pacientë janë të hospitalizuar duke u  trajtuar për Covid. Prej tyre 26 pacientë janë  të konfirmuar COVID-19 , ndërsa 20 pacientë pritet të testohen. 22 pacientë janë  me oksigjenoterapi, 2 pacientë me  CPAP maskë dhe  1 pacientë në respirator.

Nga raporti 24 orësh i Spitalit të Gjakovës mësohet se me Covid pozitiv janë: 3 mjekë,  13 infermiere dhe një nga stafi  tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *