Saturday, April 27, 2024
Sporti

Triumf i Fiones në garën e tenisit

fionaVajza 18 vjeçare nga klubi “Sporek” Fiona Polloshka Kampione e Kosoves,  arriti që të triumfoj dhe të stoliset me kupen e artë në turneun “ Kosovo Ladies Open 2014” që u mbajt në Prishtinë nga 1 deri më 3 gusht.  Fiona ne finale e mundi Marija Djordjevic, me rezultat 2-0  ne sete  (6:2) (6:3)
fiona 1Po ashtu vlenë te ceket se Fiona Polloshka, ia arriti që të fitoi edhe në konkurencen e çifteve, ku bashkë me Anduena Latifin e Prishtines  munden çiftin Marija Djordjevic/ Anita Jovanovic, me rezultat 2-1
Turneu“ KosovoLadies Open” organizohet nga Federate e Tenisit të Kosoves dhe mbahet çdo vit në Prishtinë, ku marrin pjesë vajza nga Kosova dhe diaspora si  dhe nga të gjitha vendet e rajonit.
“Ndërsa poashtu nga klubi “Sporek“ tenisti Art Baruti , sot eshte duke marrë pjesë në turneun ndërkombëtar që mbahet në  Maqedoni, dhe presim nga ky talent që të kthehet me një titull. Edhe perkunder kushteve mjaftë të veshtira  me të cilat perballet klubi I tenisit “Sporek “  nga Gjakova, tenistet gjakovarë po arrijnë suksese të mëdha” ka thënë kryetari klubit Arsim Haxhishabani.