Sunday, June 9, 2024
Lajme

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë sot hap konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë  sot(e martë) ka  hap konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj në  fakultetin e edukimit, atë filozofik, të mjekësisë dhe fakultetin e shkencave sociale i cili do të zgjasë për një javë.

Në vitin e ri akademik në universitetin e Gjakovës do të jenë :program fillor dhe parashkollor në kuadër të fakultetit të edukimit, pastaj program I Gjuhës shqipe dhe Letërsi si dhe Programi: Gjuhë angleze – Përkthim dhe Interpretim në kuadër të fakultetit Filozofik.Tri programe do të jenë në fakultetin e mjekësisë, ai I Infermierisë, fizioterapisë dhe i shëndetit publik. Kurse, në Fakultetin e shkencave sociale do të jetë program i kujdesit dhe mirëqenies sociale. Si bëhet e ditur nga Universiteti Fehmi Agani, në shtator hapet konkursi për nivelin  Master për programin Menaxhimi shëndetësor. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *