Ura e Rakovinës në përdorim, me gjithë rreziqet

Ura në fshatin Rakovinë, e cila lidh Gjakovën, Klinën dhe Prishtinën është duke rrezikuar seriozisht banorët e kësaj ane. Kjo urë, e cila është shembur gjatë shirave të rrëmbyeshëm, të cilët ranë gjatë mesit të muajit mars, është pothuajse e pakalueshme.  Por banorët thonë se janë të detyruar ta përdorin pasi nuk kanë rrugë alternative tjetër. Koha net shkruan se  kjo urë është e rrezikshme për t’u kaluar, ndersa  Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj,  ka thene se policia  ka njoftuar qytetarët që nga momenti i dëmtimit të urës për rrezikun permanent nëse tentohet të kalohet dhe një kalim i tillë ishte ndaluar me kohë.

Ndërkaq, zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë thënë se FKS-ja do të ndërtojë një urë të përkohshme të metalit kah mesi i muajit mars.  Kjo ministri do ta rikonstruktojë këtë urë në tërësi pas uljes së nivelit të ujit, rikonstruktim ky i cili do të kushtojë më shumë se 100 mijë euro.

Rreth ndertimit të Ures provizore ka pasur edhe nje takim te zyrtareve te Ministrise se Infrastruktures dhe te FSK_se me zyrtaret komunal, ku është thënë se punimet do te nisin nga 22 prilli per të perfudnuar pas tri javesh.