Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    Gjakova ka frymuar sot me botën e fëmijëve

    Gjakova ka frymuar sot me botën e fëmijëve

    800 vaksina për Gjakovën

    Në Gjakovë 10 raste aktive me Covid , 107 mijë e 203 doza të vaksinës

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Ora verore

    Ora verore

  • Aktuale
    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    552 raste active me Covid 19, në Spital 70 pacient në trajtim

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista Online
No Result
View All Result

Home Aktuale

Velipoja në “top listën” e pushuesve gjakovarë

8 years ago
in Aktuale, Gjakova Presss
0 0
0
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

velipoja_beach_8Edhe këto ditë korriku të nxehta Velipoja është cak i pushuesve gjakovarë. Nga ora 6,00 e mëngjesit , nga Stacioni I autobusëve në Gjakovë drejtë Velipojës çdo ditë nisen dhjetëra autobusë të agjencive turistike. Fluksi I madh I pushuesve jo vetëm nga Gjakova por nga e gjithë Kosova dhe diaspora këto ditë ia kanë mësyer bregdetit shqiptarë. Punë plotë për restaurantet skaj rrugës së kombit. Të tilla tollovi të pushuesve dikur shiheshin në rrugët e Malit të Zi , që kanionit të Moraqes të qonin drejtë Ulqinit. Atëherë pushuesit udhëtonin me ankth për shkak të rrugëve plot leqe dhe kohës së gjatë të udhëtimit. Tash,  me ndërtimin e  rrugës së Kombit, udhëtimi në det është kënaqësi.  Në  Velipojë nisesh në orën 6.00 dhe mbërrin në 10 e 30. ` Më herët mundë të shkosh  në Durrës apo Shëngjin . Për një orë më shumë  udhëton në Ulqin. Flitej se Shëngjini sivjet ka më shumë pushues nga Gjakova, por ja që ditën kur udhëtuam edhe ne me autobusin e Armend Tours, vetëm dy familje kthyen në Shëngjin, të tjerat në Velipojë!

Kur nuk i ke telashet e udhëtimit atëherë të mbetet të zgjedhësh qendrën e pushimit, kushtet e akomodimit dhe mënyrën e pushimit të rehatshëm.

Një pjesë e gjakovarëve edhe këtë verë po e kalojnë në Velipojë. Velipoja nuk është më ajo e para 10 viteve. Është shndërruar në qendër bashkëkohore turistike. E ka bërë sheshin e bukur, shumë komplekse hoteliere, shtegun skaj detit  ku në mbrëmje ka shumë shetitor, dhe plot kënaqësi tjera që dikur as që I kanë ëndërruar vendasit.

HAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUAR
ADVERTISEMENT

Në qendrat e mëdha të Velipojës kanë hapur bizneset e veta-restaurantet edhe gjakovarët. Ata presin më shumë punë pas Muajit të shenjtë të Ramazanit. Ka qenë sfidues për nikoqirët edhe moti jo stabil në fund të qershorit dhe fillim të korrikut. Mesi I korrikut ka shënuar trendë të ngritjes së turistëve. Edhe pushuesit me targa 01 që I takojnë zonës së Prishtinës ka gjithnjë e më shumë.

Herët në mëngjes bëhen kolona të gjata të pushuesve që ecin këmbë skaj detit e plazhit, por edhe shtegut- pedonales sic I thonë nikoqirët,  duke soditur kaltërsinë e detit. Në fund të këtij riti shumë tërheqës për shumicën e pushuesve, kafeja e mëngjesit me flladin e detit të krijon çaste disponimi. Familjarët këtë mëngjes e shfrytëzojnë edhe për furnizimet në tregun provizor që gjendet skaj sheshit të gjelbëruar e të ndërtuar për mrekulli në qendër të Velipojës. Një euro këmbehet me 140 lekë. Domatet dhe specat  e freskët  I gjeni për 50 -70 lekë, shalqini  dhe pjepri si në Gjakovë, fiku, kajsitë, mollët,  dardhat dhe perimet e pemët tjera të freskëta vetëm sa ta shtojnë oreksin e ditës.

Gjakovarët kryesisht gatuajnë vet ushqimet prandaj I gjen në shumë në tregun e gjelbër. Pos pemëve e perimeve janë edhe “merakli” të peshkut të freskët që e sjellin në treg peshkatarët e hershëm!

Shërbimet e plazhit kanë filluar të ngritën nga vitet e kaluara. Tash një shezlon me dy shtretër e gjeni nga 300 deri në 400 lekë.

A mos kanë filluar ta marrin primatin e gjakovarëve për Velipojën pushuesit nga Prishtina dhe qendrat tjera kosovare, e pyesim njërin nga pushuesit që I ka mbet besnik Velipojës që nga viti 2001, Jakup Kuqin.

“Assesi!- përgjigjet shkuart ai. Tash nga mesi i korrikut deri ne mesin e gushtit vërtetë vijnë të tjrët, ndërsa qershori dhe fundi i sezonit gjithmonë I takon pushuesve nga Gjakova.

Kjo, sipas tij është periudha më e përshtatshme për faktin se pushuesit gjakovarë kërkojnë qetësi më të madhe, diell jo shumë përvëlues dhe kuptohet çmime dyfish më të ulëta!

Kuqi, një ish futbollist I shquar me një sukses të madh në skuadrat gjakovare dhe të tjera në Kosovë,  e nisë sezonin shumë herët, me 5 prill dhe e mbyll gati në fund të shtatorit. Ai nga viti 2001 e ka parë më së miri rritën e qendrës turistike Velipoja.  Bile flitet se ai e “zbuloi” Velipojën!

“Gjatë luftës së vitit 1999 ka pas të dëbuar nga Kosova që kanë gjet strehim këtu. Ata më preferuan ta vizitoi këtë qendër. Atëherë ka qenë një qendër e vogël, disa dyqane druri e pëlhure në vend të xhamave dhe plot zona me këneta që nuk mundë ta kaloheshin këmbë. Askush nuk e ka menduar se për këto vite Velipoja do të shndërrohet në një qendër të këtillë që nuk e ndërrojë ne asnjë vend” thotë Kuqi. Edhe zonja e tij, Nanija numëron të mirat që ka Velipoja.

Ajo tregon se ka vizituar gjitha vendet më të bukura bregdetare por nuk ka hasur në një vend të këtillë të qetë, me plazhe dhe rërë të mirë si dhe me ujë të pastër si kristali.

“Nuk ka kënd turistik që nuk e kam shëtitur,  nga bregdeti grek e deri në Kroaci, por si Velipoja nuk ka. Kjo është perla e Adriatikut!” shprehet zonja Kuqi tek po pinim një kafe në njërin nga lokalet që gjendet në freskun e pishave të gjata. Ajo pas shëtisë së mëngjesit kalon një kohë të bukur me familjarët në ambientin e freskët dhe me kafen e mëngjesit. Aty ka plot pushues nga Gjakova. Këmbejnë”informacionet” për të rejat e fundit në qytet, varësisht se kush ka ardhë më vonë!

Sipas tyre popullarizimi I kësaj qendre turistike ka ardhë duke u shtuar nga vitit në vit. Duke shpjeguar përshtypjet e veta pozitive, pushuesit kanë bërë shumë në afirmimin e Velipojës.

“Këtu ka vend për të gjitha moshat, për rrezitje, larje dhe sheti, pastaj për argëtimin e të rinjve  funksionojnë diskotekat. Ka rend dhe rregull. Në orën 23.00 përfundojnë zhurmat tonike, jo si dikur kur shurdhohej njeriu nga zëri I këngëtarëve deri në mëngjes, ndërkaq nga ky sezon funksionon si risi edhe policia bregdetare me biçikleta”, thekson Kuqi.

Pushuesit tjerë që kanë pasur rastin të jenë në këtë qendër nga vitet e mëparshme shohin çdo ditë ndryshime për të mirë. Pastërtia është në nivel më të lartë ndërsa edhe shërbimet tjera publike kanë përparuar.

Pjesa më e madhe e pushuesve tashmë e kanë zgjedhur si qendër të përshtatshme si për “qejf” – uji I pastër I detit, rëra dhe ushqimet e freskëta, ashtu edhe për xhepin!

Aktualisht akomodimi në shtëpi private sillet nga 15 deri në 25 euro, ndërsa në hotele edhe mbi 60 euro. Për dallim nga vitet tjera kur shkodranët linin në shfrytëzim shtëpitë e tyre vetëm me turne 15 ditëshe, tash banesat mundë ti siguroni edhe për vikende apo diçka më gjatë.

Për ata që ia dinë “lezetin” Velipojës dhe e vizitojnë shpesh, mundë të thuhet se çdo ditë e më tepër po përjetojnë  risitë, ndërsa ata që ende nuk e kanë vizituar këtë qendër turistike me plazhin më të gjatë, mjafton vetëm një ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje për të përjetuar kënaqësinë e verës, për të mos u ndarë lehtë nga Velipoja  për vitet tjera.(gjakovapress,info)

ADVERTISEMENT
Previous Post

Genc Hoxha  kryetrajner i ri i Vëllaznimit

Next Post

Klasat e 13-ta shuhen por mësimdhënësit sistemohen

Related Posts

Pranvera në oborrin e gjimnazit Hajdar Dushi
Gjakova Presss

Pranvera në oborrin e gjimnazit Hajdar Dushi

Fejton: ARSIMI SHQIP NË GJAKOVË- Portrete: QAZIM Selim BAKALLI
Gjakova Presss

Fejton: ARSIMI SHQIP NË GJAKOVË- Portrete: QAZIM Selim BAKALLI

KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!
Aktuale

KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

Aktuale

Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

Në muajin Mars linden 129 foshnja
Aktuale

Në muajin Mars linden 129 foshnja

Load More

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In