Tuesday, November 5, 2024
Sporti

Vëllaznimi mbetet në Superligën e hendbollisteve

Klubi i hendbollit për femra Vëllaznimi i Gjakovës do të luajë edhe edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të enjten në Drenas, Vëllaznimi fitoi ndaj KEK-ut me rezultat 33:26, në ndeshjen e plejautit për mbetje në Superligë.
Vëllaznimi edhe në edicionin tashmë të përfunduar ka garuar në Superligë, por ka përfunduar në vend të parafundit. Për këtë ka luajtur ndeshjen e plejautit me KEK-un e vendit të dytë në Ligën e Parë.

Pas minutës së 15-të gjakovaret kanë nisur shkëputjen në rezultat, kurse pjesa e parë përfundoi 19:10. Në pjesën e dytë epërsia ishte edhe më bindëse, ndërsa KEK-u vetëm në fund ia doli të afrohet pak në rezultat.

Edona  Radoniqi me 15 gola ishte më efikasja te Vëllaznimi. Te KEK-u u dallua E. Kutllovci me 7 gola.

Para ndeshjes është bërë kontrollimi mjekësor i lojtareve dhe zyrtarëve të skuadrave, si pjesë e luftës ndaj COVID-19, nga Task-Forca e FHK-së që është udhëhequr nga Dr. Defrim Morina.

Vëllaznimi: Gashi 2, Kursani 4, Dana 1, Zejnullahu, Hasanaj, Bardhi, Dana 4, Manxhuka, Gola 1, Berisha, Daija 1, Frrokaj 1, Hoda, Varaki, Mollakadrija, Radoniqi 15

KEK-u: Aliu, Preniqi, Selmanaj 2, Grajqevci 4, Murati 6, Kutllovci 7, D. Grajqevci, E. Grajqevci 4, Pllana, A. Grajqevci, A. Grajqevci, Aliaj 2.

*FHK

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *