Saturday, April 27, 2024
Sporti

Vellaznimi me 8 perforcime ne Ligen e parë

Vëllaznimi në kampionatin e ri të Ligës së parë futbollistike të Kosovës që do të nisë këtë fundjavë,  do të hyjë me tetë përforcime. Në Federatën e Futbolit të Kosovës , për Vëllaznimin, në afatin e caktuar janë regjistruar futbollistët Jusuf  Sejdiu i Trepcës, Admir Mehja,  Atdhe Gashi, Debatik Çarkagjiu, portieri  Alban Xharavina Ardian Gojani dhe  Prek Kola, ndërkohë që nga përforcimet e para ishte futbollisti Alban Dylazeka që një sezon luajti në Austri.
Ndryshe futbollistët e Vëllaznimit, këtë fundjavë  kanë zhvilluar edhe një ndeshje tjetër kontrolluese më Dukagjinin e Klinës  dhe kanë pësuar humbje 2 me 0.