Monday, April 8, 2024
Lajme

Muzeu Regjional Etnografik pasurohet me disa eksponante

Muzeu Regjional Etnografik  i Gjakovës falë donatorëve është pasuruar me disa eksponante të trashëgimisë kulturore, të cilat kanë qenë në pronësi të qytetarëve të komunës. Me këtë rast, është dhuruar një jelek i punuar prej ari, i vjetër mëse njëqind vjeçar si dhe një shpatë-bajonetë, poashtu njëqind vjeçare, e cila është paksa e dëmtuar porse relativisht në gjendje të mirë, ka njohtuar faqja zyrtare e komunes.

Me tutje thuhet se falë donatorit Feim Bala ky muze është pasuruar me veksha, një qyp, një holë, një koritë prej druri, një makare, me të cilën në tërësi është ndërtuar kulla e Currit në Gjakovë, si dhe një arkë për kalbjen e rrushit. Të gjitha këto eksponante janë në gjendje të mrekullueshme, pohon Shkelzen Saraqini, bashkëpunëtor profesional. Nga z.Saraqini bëhet e ditur se eksponantet prej qytetarëve, respektivisht vizitorëve mund të vizitohen në çdo ditë pune dhe njiherit apelon tek qytetarët të cilët posedojnë eksponante qëë të njoftohen zyrtarët e muzeut që varëisht ti kenë në pronësi.