Wednesday, April 3, 2024
Sporti

Vëllaznimi- Peja 72:99

Vellaznimi PejaBasketbollistët e Vëllaznimit të mërkuren në mbrëmje kanë pësuar humbjen e dytë te njepasnjeshme në teren të vet ne kuader te xhirose se gjashte te ETC Superliges se basketbollit te Kosoves. . Kësaj radhe për kundërshtar kishte ekipin e Pejës  72:99 që edhe në këtë ndeshje dëshmoi për cilësi dhe se me të drejtë është në mesin e skuadrave elitare të Kosovës. Në të katër pjesët e lojës pejanët ishin më të mirë: 15: 23, 16:26, 24:30 dhe 17:20.
Edhe në ndeshjen e sontme basketbollistët kuq e zi bënë gabime të shumta elementare që reflektuan në rezultatin e thëllë të humbjes. Nuk ishin në formë as përforcimet nga jashtë të prirë nga Dino Hoxhiq.