Tuesday, May 13, 2025
LajmeSporti

Vëllaznimi zhgënjen, bien në Ligë të parë!

vellaznimi 1Anipse javët e fundit e kanë ndjekur një varg telashesh, skuadrën me traditë 88 vjeçare, është menduar se në ndeshjen e barazhit,  që u zhvillu të enjten në Mitrovicë ndaj Gjilanit, megjithatë do të arrijë të siguroi mbijetesën në elitën e futbollit kosovar. Kjo nuk ndodhi. Mjaftuan dy huqje të penaltisë dhe Vëllaznimi të garoi në një rang më poshtë, në Ligën e parë futbolistike të Kosovës.

Ndeshja në kohën e rregullt dhe në minutat shtesë përfundoi pa gola. Ndeshja e sotme në Mitrovicë kaloi në shenjë të zotërimit të lojës nga  skuadra gjakovare, por kjo nuk mjaftoi pasi sulmet dhe rastet nuk u finalizuan.

Ky zhgënjim I madh I futbolldashësve gjakovar flet për një krizë të thellë që e ka kapluar skuadrën “kuq e zi” për tejkalimin e sëcilës duhet mobilizim I madh.