Visar Peja me Orkestrin e qytetit, këngë shpirti në Muzeun e Gjakovës
Mbrëmë nga Muzeu i qytetit në Gjakovë, përmes TV Klan, u transmetua programi muzikor i këngëtarit Visar Peja. Ishte paralajmëruar që do të interpretoi doajeni i muzikës Ismet Peja, por për shkaqe shëndetësore nuk u paraqit. Repertori i këngëve të bukura të Visarit shoqëruar nga orkestri i qytetit , gërshetuar me bukurinë e Muzeut etnografik dhe eksponateve të tij, si dhe pamjeve nga qyteti i Gjakoves, e bënë një mbrëmje të këndshme artistike.
Ndryshe , këngëtarët dhe grupet muzikore të Gjakoves janë treguar mjaftë aktiv edhe në këto rrethana të pandemisë Covid 19. Fillimisht ishte prezantuar grupi i Shkelzen Jetishit, pastaj grupi i Edi Furres, Muhamet Sejdiut, Edi Ermenit e kështu me radhë.