Wednesday, February 7, 2024
AktualeSporti

Ylli futbollit Xhaka dhuron pajisje sportive për Vëllaznimin

xhaka topatAnipse garat në futboll kanë përfunduar, dje stadiumi I qytetit kishte pamje festive sepse mes tifozëve ishte futbollisti I shquar Granit Xhaka I cili solli donacionin e premtuar më parë për klubin e futbolit Vëllaznimi. Filimisht Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila,  ka pritur në kabinetin e saj  futbollistin e mirënjohur Kosovar në arenën ndërkombëtare, Granit Xhaka me anëtarët e familjes së tij me të cilët  kanë vizituar “Çarshinë e Vjetër” të Gjakovës ku janë ndaluar edhe në Xhaminë e Hadumit, e cila identifikohet me krijimin e qytetit të Gjakovës.

xhaka stadiumiNë stadiumin e qytetit të Gjakovës, futbollisti Granit Xhaka, solemnisht ka bërë ndarjen e donacionit për ekipin e futbollit Vëllaznimi. Në  stadium ishin mbledhur një numër i konsiderueshëm i tifozëve të cilët me duartrokitje dhe thirrje e kanë falënderuar Granit Xhakën për këtë gjest . Kryetarja Kusari Lila, ka falënderuar për këtë donacion për klubin e traditës, duke u shprehur se: “edhe më e veçantë në këtë rast është fakti se klubi po ndihmohet tani që ka nevojë, andaj sinqerisht u jemi mirënjohës. Ju, me këtë donacion u keni ngritur moralin futbollistëve dhe tifozëve të zjarrtë që ka klubi dhe shpresojmë se këto fanela do ta gjejnë të rikthyer Vëllaznimin në superligë”.Janë ndarë dy mirënjohje për familjen Xhaka, njërën për Granitin si dhe tjetrën për babain e tij Ragip Xhaka, të cilët ishin prezent bashkë me të afërm në këtë vizitë. “Vëllaznimi, siç ka qenë edhe do të rikthehet në super ligë, ne e duam me zemër Vëllaznimin dhe do ta përkrahim gjithmonë” është shprehur Ragipi, babai i futbollistëve Granit dhe Taulant Xhaka.

xhaka mirenjohjeNdërsa, vet Graniti ishte modest në përshëndetjen e tij, dhe me pak fjalë është shprehur: “Ju duam shumë dhe shumë faleminderit për mikëpritjen”.

xhaka brahushaFaton Batusha, kryetar i posazgjedhur i klubit, në fjalën e tij mirënjohëse për këtë donacion, ka thënë se: “Vëllezërit Xhaka nuk po dëshmohen vetëm në fushën e futbollit, por edhe në atë kombëtare dhe të bamirësisë”. Në këtë solemnitet ishte i pranishëm edhe rekordmeni  Agim Agushi, i cili demonstroi shkathtësitë e tija në mbajtjen e topit me kokë