Wednesday, June 5, 2024
AktualeLajme

Zbulohet shtatorja e Nesemi Dervishdanes

Nesemi dervishdanaNë parkun qendror të qytetit të premten solemnisht u zbulua shtatorja e Nesemi Dervishdanes i cili 32 vite më parë, në korrikun e vitit 1981, atëherë kur rinia shqiptare në Kosovë e kishte plotësisht të qartë se është bërë e pamundur jeta nën tutelën serbe, në një konfrontim më ushtarët dhe policët serb, u vra në qendër të qytetit të Gjakovës. Në praninë e një numri të madh të qytetarëve të komunës së Gjakovës, dëshmori i kombit, 17-vjeçari Nesemi Dervishdana aty ku ishte vrarë para 32 vitesh, u perjetesua me një shtatore të punuar nga skulptori i njohur nga Tirana Isa Baliaj.

Gjithë ata që folën në manifestimin e organizuar me këtë rast, kryetari komunës Pal Lekaj nen patronatin e te cilit u mbajt kjo ceremoni dhe Hajdar Beqa, në emër të kryeministrisë  potencuan traditën liridashëse të familjes prej nga vinte dëshmori 17 vjeçar.

Në luftën e fundit çlirimtare në Kosovë, forcat serbe patën vrarë babën e Nesemiut Shehj Zenel Danen dhe dy vëllezërit e tij Fahriun dhe Eminin.
Duke u falënderua në emër të familjes Dervishdana, shehj Nesemi Fahri Dervishdana është shprehur shkurt.

“Lusim zotin që tash e tutje, dëshmorët dhe heronjtë tanë të mos jenë të pushkës por të jenë të penës.

Zbulimin e shtatorës, për të cilën autori Isa Baliaj skulptor tha se e ka punuar më shumë dashuri dhe përkushtim, e bënë  kryetari Lekaj, shehj Musa Shehu, Hilmi Haradinaj dhe anëtarët e familjes së dëshmorit.

Ceremonia e zbulimit te shtatores u permbyll me ndarjen e mirenjohjes nga komuna e Gjakoves per skulptorin Isa Balija i cili ka punuar shtatoret e disa deshmoreve gjakovarë. Kengetaret Ilir Shaqiri dhe Albert Zhubi interpretuan nje kenge kushtuar deshmorit Nesemi Dervishdana.