Zgjidhet eseu më i mirë në temën “Dhuna në familje”
Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, me moton “Dhuna Godet … Bashkohu, Vepro”, organizuar nga Mekanizmi Koordinues Komunal kundër Dhunës në Familje, është bërë vlerësimi i eseve më të mira të punuara në temën Dhuna në Familje, në të cilin kanë marrë pjesë nxënësit e Gjimnazit “Hajdar Dushi’ në Gjakovë.
Vendi i parë sipas vlerësimit të jurisë i ka takuar Dielli Sadriut, i cili është shpërblyer me 30 euro. Shpërblim i dytë Arizona Gjihës, dhe i treti i ka takuar Ganimete Arapit.
Pos kësaj edhe autorët e 10 eseve të cilat janë vlerësuar për punën e tyre nga ana e jurisë, janë shpërblyer me nga një libër.