Tuesday, November 5, 2024
AktualeLajme

Zyra per Informim reagon ndaj raportit “Fol”

kuvendi-komunes-objektiRaporte tendencioze në interes të politikave ditore e ka quajtur udhëheqësi i Zyres për Informim në KK të Gjakoves, Hasan Ukshini, prezentimin e  dy raporteve nga Lëvizja “Fol” , mbi transparencën dhe përgjegjësitë komunale në Gjakovë si dhe respektim i Ligjit mbi Qasje në Dokumente Publike ku Komunën e Gjakovës e minimizojnë për transparencë, është joobjektiv, tendencioz dhe në kuadër të politikës ditore.

“Sa i përket mbylljes së komunikimit me qytetarë, sidomos të kryetarit të komunës është me intenca të qarta politike, pasi për të bërë hulumtin korrekt dhe në praktikë, duhet të sillen fakte, e jo sajesa nga ambiente apo individ të caktuar. Komunikimin e kryetarit të Komunës, Pal Lekajt me qytetarë e konfirmon takimi me qytetarë, mesatarisht në treqind veta brenda javëve. Dhe, kjo demanton tërësisht raportin e “Fol” që mendojmë se vetëm po diskreditohet me mënyrë të tilla veprimi si organizatë joqeveritare” thekson mes tjerash Ukshini.