Saturday, April 27, 2024
Lajme

1 milion euro për fshatin Skivjan

Skivjani hyn në mesin e fshatrave të mëdhenjë të komunës së Gjakovës me rreth 5 mijë banorë, ndaj komuna e  Gjakovës do të investojë rreth 1 milion euro në asfaltimin e të gjitha rrugëve të brendshme në fshatin Skivjan, gjatësia e tërësishme e të cilave arrinë deri në 9 kilometra.

Gjatë fillimit zyrtar të punimeve, të martën, kryetari i Gjakovës Pal Lekaj ka thënë se ky është një projekt mjaft i rëndësishëm për skivjanasit dhe një gëzim edhe për qeverinë lokale që arriti ta jetësojë një projekt të tillë të premtuar edhe më parë.

Iber Jakupaj, hoxha i fshatit ka shprehur bindjen e tij se me asfaltimin e këtyre rrugëve, do të rritet edhe zhvillimi ekonomik dhe mirëqenja e banorëve të fshatit, të cilët sipas tij, në mungesë të punësimit të vetmen zgjidhje po e shohin te braktisja e vendit.

Ndërsa Flamur Fetahaj banor I Skivjanit theksoi gëzimin e tij për këtë investim që do të krijojë kushte më të mira jetese.