Friday, April 26, 2024
AktualeLajme

Mimoza Kusari – Lila kryetare e degës së AKR-së në Gjakovë

Të dielen ne restaurantin “President”,  eshte mbajtur Kuvendi i tretë zgjedhor i degës së AKR-së në Gjakovë,  ku Mimoza Kusari – Lila është zgjedhur kryetare e kesaj dege. Në garën për të paren e partisë, Kusari – Lila nuk ka pasur kundërkandidat dhe zgjedhje e saj është bërë me aklamacion nga të pranishmit.

AKRkuvendi zgjedhor Deri me tash ne kete pozite ishte Shpetim Rudi.

Duke folur për Gjakovën ajo ka konstatuar se kjo komunë ndodhet në një gjendje të rëndë ekonomike, sociale por edhe psikologjike, ndërsa ka shtuar se fajtori kryesor për situatën e krijuar mbetet qeverija aktuale lokale.

Në kuvendin e 3-të të degës së AKR-së në Gjakovë ka marrë pjesë edhe kryetari i partisë Behgjet Pacolli, i cili nuk ka hezituar që në emër të AKR-së të ofrojë mbështetje maksimale për degën e Gjakovës dhe tërë Gjakovën në përgjithësi.