Tuesday, April 2, 2024
Lajme

Bien numri i të infektuarve-Gjakova Zonë e gjelbër

Vazhdon trendi i rënies së numrit të të infektuarve nga Covid 19. Gjakova tashmë  ka hyrë në zonën e gjelbër pas uljes së numrit të të infektuarve gjatë javës së shkuar. Për më shumë se një vit, në komunën e Gjakovës nga Covid 19 janë infektuar 5 mijë e 53  bashkëqytetarë. Vetëm gjatë 24 orëve të shkuara janë konfirmuar 2 raste të reja. Brenda kësaj kohe janë shëruar 28 pacientë. Gjithsejtë të shëruar nga fillimi i pandemisë deri me sot janë   4 mijë e 711 raste.

Që nga 3 Maji  në komunën e Gjakovës nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes dhe numri i përgjithshëm është 153 raste. Ecuritë e rënies së numrit të infektuarve kanë reflektuar edhe me numrin në ulje të rasteve aktive.  Momentalisht në Gjakovë janë 189 raste aktive me Covid 19.

Në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” nga virusi korona po trajtohen 21 pacient, 10 më pak se një ditë më parë. Në raportin e sotëm të   Spitalit, bëhet e ditur se nga të hospitalizuarit, 8 janë të konfirmuar pozitiv. Nga numri i të hospitalizuarve, 8  pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *