Nuk ka insulina!
Diabetikët që furnizohen çdo muaj me insulina nga Qendra Kryesore e Mjekësisë familjare në Gjakovë, kanë rënë në hall muajve të fundit me mungesat e shumta të insulinave. Ato po mungojnë edhe këtyre ditëve ndërsa përgjegjësit e kësaj qendre thonë se kjo varet nga furnizimi që bënë Ministria e Shëndetësisë. Ende nuk ka ndonjë informacion për kohën e arritjes se insulinave në Gjakovë, ndërsa qytetarët me diabet janë të obliguar që ato ti sigurojnë në farmacitë private duke rënduar akoma më tepër buxhetin e varfër familjar.