236 raste aktive me Covid 19
Ka filluar të rritet numri i të prekurve me Covid. Në komunën e Gjakovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 raste te reja me covid 19, duke e ngritur numrin e të infektuarve nga fillimi i pandemisë në 2 mijë e 421. Ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2 mijë e 86. Raste aktive në komunën e Gjakovës janë 236.
Trende të rritjes hetohen edhe në Spitalin e përgjithshëm Isa Grezda. Sipas raportit të sotëm si të dyshuar me Covid-19, po trajtohen 66 pacientë. Prej tyre 30 po trajtohen me oksigjeno-terapi, një në CPAP maskë dhe një në respirator. Nga të trajtuarit me Covid në Spitalin e Gjakovës, 36 pacient janë të konfirmuar pozitiv, 21 negativ dhe 9 të pakonfirmuar.