Hendbollistet gjakovare në kampin veror
Ka përfunduar kampi veror për hendëbollistë e hendëbolliste që e organizon Federata e hendëbollit të Kosovës. Në këtë kamp që u mbajt në Vushtrri morën pjesë edhe hendëbolistet e reja të klubit të hendëbollit Vëllaznimi dhe Shqiponja. Vashat hendëboliste të përzgjedhura të Kosovës për një javë kanë punuar nën drejtimin e shtabit teknik me në krye trajnerin gjakovar Lulzim Nagavci, për tu përgatitur sa më mirë për tunetë ndërkombëtare që do të organizohen brenda këtij viti .