Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    Ndërron jetë  ikona e gazetarisë gjakovare, Zija Hasimja

    Ndërron jetë ikona e gazetarisë gjakovare, Zija Hasimja

    Universiteti i Gjakovës titullin  “Doctor Honoris Causa” për  Wesley K. Clark

    Universiteti i Gjakovës titullin “Doctor Honoris Causa” për Wesley K. Clark

    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier  në Gjakovë

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në Gjakovë

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

  • Aktuale
    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista Online
No Result
View All Result

Home Fejtone

Zeje të vjetra: Djepat e Gjakovës

9 years ago
in Fejtone, Gjakova Presss
0 0
0
66
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Zeki Vehapi

Ruzhdi Qarri 1 finalFoto 1999: Ruzhdi Qarri para dyçanit të djegur gjatë luftes

Djepat e Gjakovës kanë vazhduar të prodhohen nga zdrukthëtarët e Gjakovës me shekuj. Mënyra e prodhimit, dizajni me vizatimet e shumta rreth tij paraqesin mjeshtrin e rrallë të zdrukthëtarëve e kombinuar me aftësinë punuese dhe krijuese. Djepat e Gjakovës kanë karakteristikat e dallueshme nga të tjerët zejtarë. Veçohen për cilësinë e punimit dhe mënyrën e dekorit- dizajnit. Vet akti i blerjes së një djepi që vjen pas lindjes së një fëmiu në familje, paraqet një rit interesant tradicional që është ruajt edhe në ditët e sotme. Tradicionalisht, pothuajse  çdo familje ka pasur nga një djep dhe përdorimi i tij është për vendosjen e fëmijëve të vegjël, ku janë të lidhura shumë ninulla të bukura të nënave, gjysheve, motrave,  për fëmijët që janë përkundur në ta.

Në mesin e zejeve të shumta që është kultivuar me shekuj dhe vazhdojnë të mbetet gjallë edhe këtyre viteve, është ajo e zdrukthëtarisë. Prodhimet e sofrave, djepave, kutive –magjeve për ruajtjen e miellit, dhe produkteve tjera nga druri kanë paraqitur një mjeshtri të rrallë të zdrukthëtarëve gjakovarë,  të cilët kryesisht  kanë qenë dhe mbesin të vendosur në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, në rrugën e KUTIGJIVE. Shumë familje gjakovare janë marrë me këtë zeje. Mes tyre është familja Qarri. Një nga ta është Ruzhdi Qarri- 56 vjeçar. Ai vazhdon traditën familjare në këtë zeje dhe nga puna që bënë mbanë familjen.

Me kohën, Ruzhdiu ka pasuruar edhe asortimanin e produkteve. Krahas djepave punon kuti të vogla, dhe produkte tjera tradicionale të zdrukthatrisë,  që njerëzit  i blejnë  për të pasuruar e zbukuruar ambientet shtëpiake.

Djepat dhe produktet tjera që me mjeshtri punon Ruzhdiu janë të ekspozuara edhe në një këndë të Çarshisë së Vjetër. Kalimtarët nuk kalojnë pa kujtuar me nostalgji kohën kur në shtëpitë e tyre janë përkundur djepat. Ndalojnë, shikojnë, bisedojnë me Ruzhdiun për mënyrën e punimit dhe dallimet që kanë njëri nga tjetri: njëri me lule e tjetri pa vizatime!… Pyetje plot sa edhe kureshtje…

Një nga prodhimet karakteristike të zdrukthëtarëve të Gjakovës është Djepi.

Djepat Qarri Hamdi Qarri Ruzhdia

Gjatë vizites në punëtorinë “Qarri”: Foto 1999: Djathtas, Hamdi dhe Ruzhdi Qarri në bisedë me autorin e shkrimit rreth zejes së zdrukthtarit

Menjëherë pas përfundimit të luftës, në vitin 1999 kishim vizituar pikërisht këtë punëtori, ku atëherë punonte baca Hamdi.(i ati i Ruzhdiut). Ai plot entuziazëm , atëherë fliste për rritën e popullit dhe jetën e re që po niset në liri, meqë Gjakova kishte dalë nga lufta me shumë të vrarë dhe dëme materiale. Më kujtohen fjalët e plakut që thoshte: “Po gëzohem se kur njerëzit po blejnë djepa, po e dijë se u ka lind djalë apo vajzë, se u është rritë shtëpia…”

Pra, djepat e kanë simbolikën e rritës. Edhe sot kur shitet një djep, mjeshtri që e ka punuar atë, e përgëzon blerësin: ” Ishalla me djalë”…Po nëse ka lindë vajzë atëherë thotë: “Motra e përkundë vëllanë”. Këto tradita ruhen edhe në ditët e sotme në familje zdrukthatrësh.

Ruzhdiu e ka për zemër këtë punë.

“E kam traditë familjare. Babë e babgjyshë më kanë punuar në këtë punëtori. Bile edhe këto vegla pune që i shihni janë të vjetra thotë Ruzhdiu. Ai tregon se e ka  dashur gjithmonë artin figurativ.

“ Kam vizatuar bukur si çdo fëmijë dhe mundësia e vizatimeve në djepa ka qenë realizim i dëshirës sime për tu sprovuar në këtë zeje. Fillimi ka qenë i vështirë sepse, baba ngurronte që unë të vizatojë djepat, por më vonë u bind se vërtetë po vizatojë bukur” ” thotë ai.

Ndryshe prodhimi i djepit  ka një proces të gjatë,  që nisë nga sigurimi i lëndës së parë- drurit të ahut,  që dikur moti ishte siguruar nga malet e regjionit. Druri i zgjedhur pasi të thahet ndahet në dërrasa me të cilat punohet djepi. Rrathët e fillimit dhe fundit të djepit hyjnë në ujë të nxehtë për tu lakuar. Pas konstruktimit të tijë, pason ngjitja e elementeve me ngjitës. Dikur ngjitësi- Tutkalli është punuar përpara në mënyrë të veçantë. Janë marrë lëkura të bagëtive dhe janë zier për shumë kohë derisa lëngu është trashë. Në Gjakovë ka qenë e lehtë sigurimi i lëkurave pasi kanë punuar Tabakët, lëkurëpunues . Pas ngjitjes së elementeve të djepit bëhet  lyerja me ngjyra okside. Janë 12 lloj ngjyrnash që i jepen djepit. Ai zbukurohet me lule të ndryshme ku dominon ngjyra e kuqe dhe jeshile.. Në ballinë ka dy lule që kanë kuptimin e dy syve, për të mos ”i rënë mësyshi fëmijës” që përkundet në djep.

Dizajni i vizatimit të luleve të djepit paraqet një mjeshtri të rrallë krijuese. Mjeshtrit e ruajnë stilin e vet dhe përmes këtyre vizatimeve e dallojnë prodhimin e vet.

“Unë e njoh djepin që e punojë vet, sepse secili mjeshtër ka stilin e vet” thotë Ruzhdiu.

Mendohet se së pari në Gjakovë mënyrën e vizatimit të djepit e ka aplikuar një mjeshtër nga Shkodra. Deri atëherë djepat kanë qenë të pa vizatuar dhe të pa dekoruar.

Mënyra e prodhimit të djepave është mjaftë e ndërlikuar dhe e vlefshme. Thuhet se  një djep ka kushtuar sa një lirë, sa dy sofra dhe sa….

Djepat e Gjakovës punohen edhe në ditët e sotme. Blerësit më të mëdhenj janë nga Zona e Hasit në viset rurale.

“Ka blerës  që blejnë djepa edhe për nevoja të dekorit të ambienteve familjare si pjesë e traditës shqiptare. Shumica punohen gati të ngjashëm, mirëpo sipas shijes së blerësve mundë të punohen me elemente dhe ngjyra tjera” thotë ai.

Punimi i djepave ka një traditë të madhe, sepse pothuajse çdo familje ka pasë nga një djep. Dikur kanë qenë diku rreth 30 zdrukthëtarë që kanë punuar djepa, ndërsa sot kanë ngelë vetëm dy familje që kanë vazhduar punimin e djepave. Dallimi i djepave konsiston në punimin e ballores së djepit, kombinimit të ngjyrave dhe dizajnit.

Nevojiten disa aftësi të veçanta për të punuar djepin duke filluar nga zgjedhja e drurit e deri te zgjedhja e dizajnit. Druri I ahut  sigurohet nga depot. Thahet për një kohë dhe shfrytëzohet për djepa. Djepi ka elementet e veta ndërtuese me shablone të punuara. Prerja dhe ngjitja e elementeve dikur është bërë me vegla të thjeshta pune, ndërsa në ditët e sotme ato janë më moderne. Pasi të jenë bërë përgatitjet e nevojshme të lëndës së parë, një djep punohet për tetë orë.

Protogonisti i këtyre rreshtave thotë se punimi I djepave është një prodhim i rrezikuar sepse në Gjakovë  vetëm dy familje merren me këtë zeje.

Previous Post

Bie perdja e Komedia fest 13

Next Post

Numri më i ri revistes Gjakovapress

Related Posts

Gjakova Presss

Në numrin më të ri: RRUGËTIMI I REVISTËS GJAKOVAPRESS BASHKË ME 15 VJET TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Në Gjakovapress, një faqe nga puna e filigranëve të Gjakovës
Gjakova Presss

Në Gjakovapress, një faqe nga puna e filigranëve të Gjakovës

Në numrin më të ri Gjakovapress: A HARROHET BURRI I MADH I KOSOVËS PROF. ZEKERIA CANA?
Gjakova Presss

Në numrin më të ri Gjakovapress: A HARROHET BURRI I MADH I KOSOVËS PROF. ZEKERIA CANA?

KUR E PUSHTON SKENËN MUZIKORE EDI FURRA!-intervista
Gjakova Presss

KUR E PUSHTON SKENËN MUZIKORE EDI FURRA!-intervista

Gjakova Presss

Nga arkivi Gjakovapress- Dimri 2012 në Gjakovë

Load More

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In