Sunday, September 8, 2024
AktualeKulturëLajme

Bie perdja e Komedia fest 13

Komedia fest artaniSalla e madhe Pallatit të Kulturës Asim Vokshi ka dicka më shumë se 700 ulëse, por të dielen mbrëma ishin mbi 1.000 shikues që kishin shkuar  për të ndjekur shfaqjen e fundit në kuadër të Komedia Fest  2013. Ishte paralajmëruar  se në mbyllje  do të prezantohej  trupa e Teatrit Kombëtar të Komedisë nga Tirana, mirëpo kjo nuk ndodhi ndërsa organizatorët e konsideruan edhe këtë si një befasi duke e ftuar  në skenën e pallatit të kulturës  realizatorët e shfaqjes stand-up komedia  me titull “Në mbrojtje të njeriut të shpellës” e amerikanit Rob Becker nga Teatri “Dodona” e Prishtinës,  me regji të Agim Selimit dhe me interpretimin e  Veton Osmanit.

Për shkak të tollovisë së madhe me shumë vështirësi dëgjohej aktori dhe kështu zbehej edhe vet shfaqja.

Pas shfaqjes vazhdojë program muzikor me disko muzikë në Carshinë e Vjetër.