Saturday, April 6, 2024
AktualeLajme

Lekaj pershendetet pas dy mandateve në krye të komunes

Tashmë ish – kryetari i komunës së Gjakovës Pal Lekaj , e ka mbajtur të premten Pal Lekajtakimin përshendetës me të gjithë bashkëpunëtorët e tij dhe me të gjithë shërbyesit civil që punojnë në komunën e Gjakovës. Ka paralajmëruar që diten e hënë do ta dorëzojë detyren tek pasardhësja e saj Mimoza Kusari – Lila, Lekaj i ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur për dy madate si kryetar komune, duke ju premtuar se edhe pas së hënes do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Ajo që e ka karakterizuar qeverisjen lokale për dy mandate është ndrshmëria e juaj, profsionalizmi dhe këmbëngulësi e juaj për të ndryshuar sëbashku. Mund të ketë njerëz që nuk e besojnë këtë, por koha do ta dëshmojë. Gjakova është ndër komunat që ka bërë punë të ndershm. Sado të flitet okularve, nuk ka pasur argumente që e kundërshtojnë këtë fakt. Vetëm humbjen ia dedikoj vetes, ndërsa çdo punë të mirë që është bërë deri me tani ua dedikoj juve dhe për këtë ju falenderoj shumë”, ka thënë Lekaj.

Ai u ka garantuar të gjithë shërbyesve civil se do të kujdeset që nga qeverisja e ardhshme lokale të mos ketë fshesë politike, sepse siç ka shtuar ai, shërbyesit civil janë nderi dhe respekti i komunës së Gjakovës].

“Asnjëherë nuk më ka shkuar ndërmend të hakmirrem apo ta ndëshkoj dikënd për qëllime politike. Për këto dy mandate asnjë zyrtar nuk është larguar nga komuna. Asnjë zyrtar nuk është nnëpërkëmbur. Kjo do të thotë shumë për institucionet tona që nuk kanë qenë edhe aq demokratike. Prandaj, në të ardhmen do të jemë kujdestar 24 orë nëse dikush vjen dhe bëhet fshesë për ju, pa dallime politike. Shërbyesit civil janë ndëri i qytetarëve dhe këtë do ta mbrojë me fanatizëm”, ka vazhduar Lekaj.

Lekaj ka shtuar se përkundër shumë kritikave, komuna e Gjakovës ka punuar mirë dhe ndershëm dhe ky është një fakt që shihet e që prket nga qytetarët.

“57 milion euro të investuara për këto 4 vjet. Ato para nuk i kemi hudhur në baltë por janë ndryshimet që kanë ndhour në komunën tonë. Kërkoj falje prej të gjithë qytyetarëve që nuk kam mundur t’i kryej të gjitha kërkesat e tyre, por këto i kemi pasur mundësitë”, ka përfunduar ai.

Kryetari në largim ka falenderuar edhe mediat dhe gazetarët për profesionalizmin e tyre, ndërsa nuk ka lënë pa falenderuar edhe të gjitha organizatat vendore e ndërkombëtare që kanë ndihmuar e kontribuar në komunën e Gjakovës.

Në fund, ish – kryetari i ka dëshiruar suksese edhe pas ardhëses së tij, me urimin që ajo të punojë edhe më shumë se që është punuar deri me tani, vetëm e vetëm për të mirën e qytetarëve të komunës së Gjakovës.