Saturday, April 27, 2024
Aktuale

Lule për festë, muzikë për veteranet e arsimit

Lule 8 marsAnipse bora dhe ulja e temperaturave e ka karakterizuar mëngjesin e sotëm, lulet nuk kanë munguar. Ato pos në Qendrat tregtare, janë gjendur edhe në midis të Gjakovës. Gjakovarët I duan lulet dhe konsiderojnë se urimi më I këndshëm dhe tradicional për 7 Marsin, Ditën e mësuesit dhe 8 marsin, ditën e nënës, shkon më së miri me lule. Ky shitës mes qytetit ka ekspozuar qindra lloje lulesh të bukura që mes borës na kujtojnë ardhjen e shpejt të pranverës.

Pranverë për zemrat e mësuesve e të nënave në këtë festë urojmë përgjithmonë!

pensionistetKrahas luleve ka pasur edhe takime të ngrohta muzikore. Në Shoqatën e pensionistëve, gratë pensioniste në arsimin gjakovarë kanë kaluar çaste të këndshme muzikore me grupin Arshikët. U ka ardhë në vizitë dhe përurime festive edhe kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila.