Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    800 vaksina për Gjakovën

    Në Gjakovë 10 raste aktive me Covid , 107 mijë e 203 doza të vaksinës

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Ora verore

    Ora verore

    Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten

    Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten

  • Aktuale
    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    552 raste active me Covid 19, në Spital 70 pacient në trajtim

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista OnlineE re
No Result
View All Result

Home Gjakova Presss

8 majin e quajmë data e shpëtimit që nga -99-ta

9 years ago
in Gjakova Presss
0 0
0
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan:  SAMILE HARAÇIA

Deri pesë – gjashtë ditët e para të majit ’99 Xhimi Shia (Jaime Shea) në ekranin televiziv ruan shpresën për shpëtim… Në qytetin tonë nuk ka luftë.Ka shfarosje.Ka gjueti mbi njerëz të paarmatosur që quhen shqipëtarë. Qielli rri i veshur me ngjyrën e hirit të lagur  që ditën e parë të bombardimeve. Era e shkrumit të zë frymën.U vënë flakën dy-tri, dhjetë, dyzet,shtëpive në çdo lagje dhe ikin në bazë. Kthehen pas pak.Kë gjejnë aty pranë:në oborr,në sokak e vrasin. Ky ritual është i përditshëm. Çdo ditë e çdo natë të vrarë në këtë qytet. Të vrarë të shumtë. Të vrarët kanë një arkivol të përbashkët:qerren me kuaj; maunën; traktorin.Savanin e përbashkët:batanitë e prikave të vajzave e nuseve tona të plaçkitura nëpër shtëpitë tona…

Ditë të njëjta.Netë të njëjta.Vrerësira e sotme mbulon të djeshmen. Djegia e sotme më shkatërruese se e mbrëmëshmja. Tmerri mbulon tmerrin. Tym.Flakë. Lebetitje.
Kukamë. Shtëpi gërmadha. Shtëpi fantazma. Vrasje. Vrasje. Shumica e burrave dhe e grave të qytetit tonë u bënë mjekë,baxhi u bënë!-Baxhi?! Ç’them dhe unë!!
Qytetarët e mi u bënë varrtarë dhe varrmihës…

HAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUAR
ADVERTISEMENT

Shtatë maj.Hataja e sotme filloi si çdo ditë këta tre muaj,një çerek pas dymbëdhjetëve. Jemi tubuar te fqinjtë…Tym,flakë, krisma, rrafale që nuk ndalen asnjë sekond. As mizë nuk lëviz. Kështu vazhdoi tërë natën deri në mëngjesin e 8 majit.
“O sot, o kurrë! Të provojmë mbase kemi fat…për Shqipëri!” shprehen burrat.
U nisëm dy makina, te shkolla “M.Bakija”. U bëmë katër. Morëm rrugën për Prizren.
Udha është e larë nga çdo krijesë e gjallë.Te plantacionet e mollëve t’ish”Ereniku” një kontrollim rutinor dokumentesh. Nga Xërxa në të dy anët e rrugës kafshë shtëpiake të vrara, më shumë lopë e kuaj ;thasë melli të çarë; djepa të djegur,rroba të shpërndara deri në Prizren. Të gjitha fshatrave u kishin vënë zjarrin.Çatitë tymonin ndërsa dritareve flaka dilte me gjuhë kuçedre…Ja Prizreni. Prizenasit jetokan, punuakën lirshëm në këtë qytet në këta muaj ferri që ka pllakosur Gjakovën!!!

Vazhdojmë rrugën për Shqipër. Punëtorët e një fabrike qëndrojnë në dritare dhe na shikojnë në atë mënyrë si t’ishin ne qenie parahistorike se vërtetë ne ishim bërë si të dalë nga varri me sy të zgurdulluar jasht gropave më të tmerrshëm se lugetër…

Letënjoftimet, pasaportat dhe tabelat e makinave na i morën në kufi dhe i hodhën në mullarin e krijuar prej tyre.

Shkelëm në tokën shqiptare matanë kufirit dyzetë familjet e fundit. Për mua dhe familjen time hera e parë. Vërshima lotësh. Dënesje. Kthej kokën pas. Shikimi u tret larg-larg se atje është Gjakova në tym e flakë, në plumba e granata, e mbyllur hermetikisht nga mediet. Një copë mëlqi m’u këput e fluturoi dhe ra atje. Italianët me uniforma majë makinave ushtarake na shoqërojnë deri në Kukës se rruga është e pa asfaltuar dhe tabela s’ka.Qendra e Kukësit vlon nga refugjatët shqiptarë në tokën shqiptare. Venë e vijnë sa andej,sa këndej. Një pishnajë e bujshme zbukuron qendrën si park.Gjejmë një postëz provizore,enkas për refugjatë.Njoftojmë njerëzit tanë se dolëm gjallë nga qyteti i të vdekurve të vrarë,të zhdukur, të karbonizuar. Matanë telefonit të qara e të qeshura me tërë zemër…Gjithmonë doja, imagjinoja ta shihja Shqipërinë por jo pa copën e mëlqisë…Ne u vendosëm në Kavajë te Ajet e Zana Muçaj,bujarë e fisnikë që na strehuan në gjirin e tyre familjar kur ne quheshim refugjatë të ’99-ës…Nga ’99-ta e këndej 8 majin e quajmë DATA E SHPËTIMIT në familjen time,pa dyshim dhe familjet tjera që kaluan kufirin.

Deri pesë – gjashtë ditët e para të majit ’99 Xhimi Shia (Jaime Shea) në ekranin televiziv ruan shpresën për shpëtim…

Në qytetin tonë nuk ka luftë.Ka shfarosje.Ka gjueti mbi njerëz të paarmatosur që quhen shqipëtarë. Qielli rri i veshur me ngjyrën e hirit të lagur  që ditën e parë të bombardimeve. Era e shkrumit të zë frymën.U vënë flakën dy-tri, dhjetë, dyzet,shtëpive në çdo lagje dhe ikin në bazë. Kthehen pas pak.Kë gjejnë aty pranë:në oborr,në sokak e vrasin. Ky ritual është i përditshëm. Çdo ditë e çdo natë të vrarë në këtë qytet. Të vrarë të shumtë. Të vrarët kanë një arkivol të përbashkët:qerren me kuaj; maunën; traktorin.Savanin e përbashkët:batanitë e prikave të vajzave e nuseve tona të plaçkitura nëpër shtëpitë tona…

Ditë të njëjta. Netë të njëjta. Vrerësira e sotme mbulon të djeshmen. Djegia e sotme më shkatërruese se e mbrëmëshmja. Tmerri mbulon tmerrin. Tym.Flakë. Lebetitje.
Kukamë. Shtëpi gërmadha. Shtëpi fantazma. Vrasje. Vrasje. Shumica e burrave dhe e grave të qytetit tonë u bënë mjekë,baxhi u bënë!-Baxhi?! Ç’them dhe unë!!
Qytetarët e mi u bënë varrtarë dhe varrmihës…

Shtatë maj. Hataja e sotme filloi si çdo ditë këta tre muaj,një çerek pas dymbëdhjetëve. Jemi tubuar te fqinjtë…Tym,flakë, krisma, rrafale që nuk ndalen asnjë sekond. As mizë nuk lëviz. Kështu vazhdoi tërë natën deri në mëngjesin e 8 majit.
“O sot, o kurrë! Të provojmë mbase kemi fat…për Shqipëri!” shprehen burrat.
U nisëm dy makina, te shkolla “M.Bakija”. U bëmë katër. Morëm rrugën për Prizren.
Udha është e larë nga çdo krijesë e gjallë.Te plantacionet e mollëve t’ish”Ereniku” një kontrollim rutinor dokumentesh. Nga Xërxa në të dy anët e rrugës kafshë shtëpiake të vrara, më shumë lopë e kuaj ; thasë melli të çarë; djepa të djegur,rroba të shpërndara deri në Prizren. Të gjitha fshatrave u kishin vënë zjarrin. Çatitë tymonin ndërsa dritareve flaka dilte me gjuhë kuçedre… Ja Prizreni. Prizenasit jetokan, punuakën lirshëm në këtë qytet në këta muaj ferri që ka pllakosur Gjakovën!!!

Vazhdojmë rrugën për Shqipër. Punëtorët e një fabrike qëndrojnë në dritare dhe na shikojnë në atë mënyrë si t’ishin ne qenie parahistorike se vërtetë ne ishim bërë si të dalë nga varri me sy të zgurdulluar jasht gropave më të tmerrshëm se lugetër…

Letënjoftimet, pasaportat dhe tabelat e makinave na i morën në kufi dhe i hodhën në mullarin e krijuar prej tyre.

Shkelëm në tokën shqiptare matanë kufirit dyzetë familjet e fundit. Për mua dhe familjen time hera e parë. Vërshima lotësh. Dënesje. Kthej kokën pas. Shikimi u tret larg-larg se atje është Gjakova në tym e flakë, në plumba e granata, e mbyllur hermetikisht nga mediet. Një copë mëlqi m’u këput e fluturoi dhe ra atje. Italianët me uniforma majë makinave ushtarake na shoqërojnë deri në Kukës se rruga është e pa asfaltuar dhe tabela s’ka. Qendra e Kukësit vlon nga refugjatët shqiptarë në tokën shqiptare. Venë e vijnë sa andej,sa këndej. Një pishnajë e bujshme zbukuron qendrën si park. Gjejmë një postëz provizore, enkas për refugjatë.Njoftojmë njerëzit tanë se dolëm gjallë nga qyteti i të vdekurve të vrarë,të zhdukur, të karbonizuar. Matanë telefonit të qara e të qeshura me tërë zemër…Gjithmonë doja, imagjinoja ta shihja Shqipërinë por jo pa copën e mëlqisë… Ne u vendosëm në Kavajë te Ajet e Zana Muçaj,bujarë e fisnikë që na strehuan në gjirin e tyre familjar kur ne quheshim refugjatë të ’99-ës…Nga ’99-ta e këndej 8 majin e quajmë DATA E SHPËTIMIT në familjen time,pa dyshim dhe familjet tjera që kaluan kufirin.

ADVERTISEMENT
Previous Post

Panairi shkencor i nxënesve gjakovarë në parkun e qytetit

Next Post

Ngjyrosen rrethojat e Urave

Related Posts

Fejton: ARSIMI SHQIP NË GJAKOVË- Portrete: QAZIM Selim BAKALLI
Gjakova Presss

Fejton: ARSIMI SHQIP NË GJAKOVË- Portrete: QAZIM Selim BAKALLI

DR. ILIR BEQIRI, MJEKU QË LA GJURMË NË MJEKËSINË GJAKOVARE
Gjakova Presss

DR. ILIR BEQIRI, MJEKU QË LA GJURMË NË MJEKËSINË GJAKOVARE

KUSH JANË 10 GRATË E SUKSESSHME TË GJAKOVËS
Gjakova Presss

KUSH JANË 10 GRATË E SUKSESSHME TË GJAKOVËS

Intervista: Arsim Gojani- ish futbollist dhe trajner
Gjakova Presss

Intervista: Arsim Gojani- ish futbollist dhe trajner

A I DINI BENEFITET SHËNDETËSORE TË STINËS SË PRANVERËS?
Gjakova Presss

A I DINI BENEFITET SHËNDETËSORE TË STINËS SË PRANVERËS?

Load More

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In