Sunday, March 30, 2025
AktualeLajme

Përurohet rruga dhe sheshi te Garazhat

rruga te garazhaKomuna ka ndarë 45 mijë euro për të shtruar me kubëza 200 metra rrugë të gjerë 10 metra me trotuare  në rrugën Albesian Mataj (prapa garazhes së autobusëve të Kosovatransit), dhe 75 mije euro per sheshin me parkun , kurse ceremonia e përurimit u bë të martën pasdite ku ishin të pranishëm banorë dhe drejtues komunal.

Deri  tash banorët e kësaj zone  thanë se kanë pasur rrugë me pluhur e baltë ndërsa tash e tutje një ambient me shesh dhe rrugë të rregulluar.

Kryetari komunës Pal Lekaj tha se “Sot po realizohet premtimi që u kam dhënë banorëve të kësaj pjese të qytetit për përmirësimin e kushteve të jetesës me  një ambient të këndshëm”